Home / Sport / Perfundojne eleminatoret

Perfundojne eleminatoret

Ndeshjet e te merkures kane vendosur perfundimisht skuadrat qe kualifikohen direkt per ne boterorin 2010 dhe skuadrat e vendeve te dyta qe kalojne ne fazen Play Off, shansi i fundit per te shkuar ne Afriken e Jugut.

Eshte Portugalia e Kristiano Ronaldos ajo qe fale fitores 4-0 me Malten siguroi vendin e dyte, duke lene jashte gares Suedine e Ibrahimovic-it.

Zvicra siguroi bileten per ne boteror fale barazimit pa gola me Izraelin, duke lene per ne fazen play off, Greqine e Otto Rehagel-it.

Sllovakia per here te pare ne historine e saj do te shkoje ne nje boteror. Nderkohe qe Sllovenia i bashkangjitet skuadrave qe ne play off luajne shansin e fundit per ne Afrike.

Ne grupin 4 tashme dihet, Gjermania kalon direkt ne boteror ndersa Rusia eshte ne vendin e dyte.

Spanja edhe pse e kualifikuar ka shkaterruar 5-2 Bosnjen e vendit te dyte, ne fushen e ketyre te fundit.

Ne grupi 6, e kualifikuara eshte Anglia, ndersa Ukraina eshte ne vendin e dyte. Skuadrave te kualifikuara direkt i eshte bashkuar edhe Serbia e para e grupit 7, ndersa Franca do te luaje ne play off.

Nga grupi i 8 Italia eshte kualifikuar ndersa Irlanda do te kerkoje te behet 1 nga kater skuadrat qe kalojne me sukses fazen e play off.

Prej me heret dihet se nga grupi 9, ku beri gara edhe Maqedonia, ne boteror shkon Holanda, ndersa Norvegjia edhe pse u rendit e dyta, megjithate mbetet ne shtepi pasi qe kishte numer me te vogel te pikeve se skuadrat tjera te radhitura ne vendet e dyta.

Rezultatet e ndeshjeve te mbremshme:

E mërkurë, 14 tetor

Grupi 1
Suedia 4 – 1 Shqipëria
Danimarka 0 – 1 Hungaria
Portugalia 4 – 0 Malta

Grupi 2
Greqia 2 – 1 Luksemburgu
Letonia 3 – 2 Moldavia
Zvicra 0 – 0 Izraeli

Grupi 3
Çekia 0 – 0 Irlanda Veriore
Polonia 0 – 1 Sllovakia
San Marino 0 – 3 Sllovenia

Grupi 4
Azerbajxhani 1 – 1 Rusia
Gjermania 1 – 1 Finlanda
Lihtenshtajni 0 – 2 Uellsi

Grupi 5
Bosnje e Hercegovina 2 – 5 Spanja
Turqia 2 – 0 Armenia
Estonia 2 – 0 Belgjika

Grupi 6
Andorra 0 – 6 Ukraina
Kazakistani 1 – 2 Kroacia
Anglia 3 – 0 Bjellorusia

Grupi 7
Lituania 2 – 1 Serbia
Rumania 3 – 1 Ishujt Faro
Franca 3 – 1 Austria

Grupi 8
Bullgaria 6 – 2 Gjeorgjia
Irlanda 0 – 0 Mali i Zi
Italia 3 – 2 Qipro

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *