Home / Lajme / Maqedoni / Polet drejt falimentimit

Polet drejt falimentimit

31 tetor-
Gjatë arsyetimit të këtij propozimi, administruesi i kësaj Shoqate Zoran Bllazhevski, tha se propozimi bëhet për shkak të tejkalimit të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet “Poleti” “I kërkojmë Këshillit të sjell plan për riorganizim të punëve në këtë Shoqatë, në mënyrë që t’i kthehet normalitetit.

Urim Hasipi
Në mbledhjen e gjashtë me radhë të Këshillit të Komunës së Tetovës, të mbajtur të premten, këshilltarët miratuan propozim-vendimin për hapjen e procedurës për falimentimin e Shoqatës transportuese “Polet”.

Gjatë arsyetimit të këtij propozimi, administruesi i kësaj Shoqate Zoran Bllazhevski, tha se propozimi bëhet për shkak të tejkalimit të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet “Poleti” “I kërkojmë Këshillit të sjell plan për riorganizim të punëve në këtë Shoqatë, në mënyrë që t’i kthehet normalitetit.

Në këtë mënyrë kësaj Shoqate do ti jepet mundësi për vazhdimin normal të punës. Ju informoj se ende nuk është bërë pranim-dorëzimi i postit, ndërsa ndërmarrja ka fatura të papaguara dhe xhirollogari të bllokuar”, tha Bllazhevski.

Ndërkaq, Iljaz Halimi, udhëheqës i Sektorit për arsim u ka propozuar këshilltarëve të pranojnë kërkesën për ndarje të ndihmës financiare për shkollën e mesme të Gjimnazit për tejkalimin e situatës pas pëlcitjes së gypit kryesorë të ujësjellësit, propozim ky që u miratua nga Këshilli. Këshilltarët miratuan edhe vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për fillimin e fazës së parë për instalimin e nxehjes në shkollën e mesme “Mosha Pijade”.

Gjatë mbledhjes së këshillit komunal të Tetovës u diskutua dhe miratua Propozim-Raporti kuartal për realizimin e buxhetit të Komunës së Tetovës. Këshilli miratoi edhe propozim-vendimet për ndryshime dhe plotësime të planeve financiare të shkollave fillore, të mesme dhe kopshtit të fëmijëve “Mlladost”.

Gjithashtu është miratuar programi për menaxhimin e hedhurinave në Komunën e Tetovës për periudhën 2009-2014, ashtu si edhe vendimi për transportin me taksi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *