Home / Sport / Portugalia kundër Bosnjës

Portugalia kundër Bosnjës

Portugalia do të zhvilloj dy ndeshje kundër Bosnjës në play-off për kualifikim në Kampionatin botëror 2010. Në shortin e tërhequr të hënën janë caktuar qiftet nga regjioni i Evropës. Republika e Irlandës takohet me Francën, Greqia do të luaj kundër Ukrainës ndërsa Rusia përballet me Slloveninë.

Franca duhet ta kaloj Irlandën për tu kualifikuar në Kampionatin botëror 2010 pas shortit të përcaktuar të hënën për ndeshjet e muajit të ardhshëm të play-offit nga regjioni i Evropës.

Portugalia që me shumë mund hyri në barazh do të takohet me Bosnjën, ndërsa kampioni i vitit 2004, Greqia përballet me Ukrainën.

Rusia do të luaj kundër Sllovenisë. Bosnja, përcjellësi i parë i Spanjës në grupin e tyre kualifikues synon të kualifikohet për herë të parë në një garë të rëndësishme ndërsa Sllovenia do të mundohet të përsëris arritjen e Euro 2000.

Franca, kampioni botëror i vitit 1998 dhe evropianit 2000 dhe finalisti i mposhtur nga Botërori 2006, do të ketë përparësi se do të zhvilloj ndeshjen e dytë në shtëpi kundër Irlandës së udhëhequr nga Giovanni Trapattoni.

Franca do të jetë favorit dhe presioni do të jetë ndaj selektorit Raymond Domenech pas kampanjës dëshpëruese në kualifikime ku ata janë dominuar nga Serbia. Ai do të jetë i kujdesshëm nga Irlanda që nuk humbi asnjë ndeshje në grupin kualifikues përball kampionit të botës, Italisë dhe Bullgarisë.

“Kemi dashur ti shmangemi Ukrainës. Por, Irlanda është ekip i fortë dhe nuk duhet ti nënçmojmë”, deklaroi drejtori teknik i Federatës së Futbollit të Francës, Gerard Houllier. Portugalia, Greqia dhe Rusia do ti zhvillojnë ndeshjen e tyre të dyta në udhëtime.

“Rusia është favorit në përballjet tona dhe jam i brengosur rreth gjendjes që do ta kemi në Rusi. Por, shpresoj të jemi të përgatitur në mes të muajit nëntor sepse kësaj radhe ndeshjet janë vendimtare”, tha selektori i Sllovenisë, Matjaz Kek.

Selektori i Portugalisë, Carlos Queiroz ka thënë se Bosnja do të jetë kundërshtar i fortë për ekipin e tij.

“Reputacioni nuk ka peshë apo rëndësi në këto rrethana”, tha ai. Ndërsa, homologu i tij Miroslav Blazevic nuk ka përjashtuar mundësinë e një befasie.

“Të jem i sinqertë, Portugalia është favorit por nuk favoritët nuk fitojnë gjithmonë” deklaroi ai. Ndeshjet e para zhvillohen më 14 nëntor ndërsa ato të kthimit më 18 nëntor.

Çiftet e Play-off
Rep. e Irlandës-Franca
Portugalia-Bosnja
Greqia-Ukraina
Rusia-Sllovenia

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *