Home / Lajme / Maqedoni / Prioritetet e komunës së Tetovës në agjendën e investimeve italiane

Prioritetet e komunës së Tetovës në agjendën e investimeve italiane

19 tetor-Përfaqësuesit e zyrës CDM në Shkup, kanë shfaqur interesim mbi situatën aktuale të zhvillimit të komunës së Tetovës dhe kanë shfaqur gatishmëri për bashkëpunim dhe për bartjen e përvojave në fusha të ndryshme të komunës dhe për hapjen e mundësive për investime përmbajtjesore.

Në vitin 2005, kjo zyrë ka nënshkruar një marrëveshje mes ministrisë së mjedisit të Italisë dhe të Maqedonisë për thellimin e bashkëpunimit për projekte zhvillimore. CDM financohet nga qeveria italiane, ndërsa qëllimi kryesor i saj është përgatitja e projekteve të përbashkëta, për të cilat më pas kërkohet investitor në Itali.

Urim Hasipi
Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti ka pritur të hënën në një takim, përfaqësuesit e Zyrës së përbashkët për pastrim, zhvillim dhe mekanizëm (CDM) të ministrisë së mjedisit të Italisë dhe Maqedonisë, Christian Melis dhe Goran Kovaçevik.
Gjatë këtij takimi janë këmbyer informacione mbi projektet zhvillimore në komunën e Tetovës dhe mbi investimet e mundshme nga ana e Italisë në komunën e Tetovës.

Dy ekspertët e komunës së Tetovës, Alberto Pogorelz dhe Kurtish Kurtishi kanë prezantuar para përfaqësuesve të kësaj zyre prioritetet e komunës, ndërsa biseda kryesisht është fokusuar në çështjen e mbeturinave, të energjisë dhe të arsimit.

Ata paraprakisht kanë prezantuar para tyre strategjinë zhvillimore të komunës së Tetovës dhe mbështetjen që ambasada e Italisë i ka dhënë komunës për investime të kompanive italiane në fusha të ndryshme.
Dy ekspertët i kanë njoftuar përfaqësuesit e kësaj zyre edhe për vizitën që kryetari Bexheti, bashkë me ekspertë të komunës ka pasur në Piaçenca dhe në Trieshtë, ku kanë eksploruar përvojat e atjeshme mbi fabrikën për riciklimin e mbeturinave dhe mbi organizimin e parkut nacional.

Përfaqësuesit e zyrës CDM në Shkup, kanë shfaqur interesim mbi situatën aktuale të zhvillimit të komunës së Tetovës dhe kanë shfaqur gatishmëri për bashkëpunim dhe për bartjen e përvojave në fusha të ndryshme të komunës dhe për hapjen e mundësive për investime përmbajtjesore.

Në vitin 2005, kjo zyrë ka nënshkruar një marrëveshje mes ministrisë së mjedisit të Italisë dhe të Maqedonisë për thellimin e bashkëpunimit për projekte zhvillimore. CDM financohet nga qeveria italiane, ndërsa qëllimi kryesor i saj është përgatitja e projekteve të përbashkëta, për të cilat më pas kërkohet investitor në Itali.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *