Home / Sport / Propozimi kundër simulimeve, përjashtimi i përkohshëm

Propozimi kundër simulimeve, përjashtimi i përkohshëm

Zyrtarët e FIFA-s janë duke menduar për masat kundër lojtarëve që simulojnë në zonën e rreptësisë për të fituar penallti.

Një propozim konkret për të “luftuar” pretendimet e padrejta të futbollistëve për të përfituar 11-netërsha vjen nga zëvendëspresidenti i FIFA-s, Xhek Uorner.

Sipas tij, futbolli duhet të marrë shembull nga regbia, ku parashikohet përjashtimi për njëfarë kohe për ndërhyrjet e ashpra. “FIFA duhet të jetë më e rreptë”, theksoi Uorner.

Dhe më tej ai shton: “Një lojtar që simulon duhet të largohet nga fusha për dhjetë minuta. Është e pandershme. Njerëzit paguajnë për të parë një ndeshje futbolli, jo një shfaqje teatri”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *