Home / Sport / Pujol deri në 2013, e mbyll karrierën në “Kamp Nou’

Pujol deri në 2013, e mbyll karrierën në “Kamp Nou’

Kapiteni katalanas u jep fund spekullimeve në lidhje me të ardhmen e tij, duke rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2013.

Kontrata aktuale midis klubit spanjoll dhe Pujolit skadonte në përfundim të këtij sezoni dhe marrëveshja për shtyrjen e saj është arritur pas bisedimeve në lidhje me vendin që do të kishte kapiteni në skuadrën blaugrana.

Shumë zëra qarkulluan kohët e fundit, pasi ende nuk ishte gjetur gjuha e përbashkët ndërmjet drejtuesve katalanas dhe mbrojtësit. U tha se Pujol mund të përdorej për një shkëmbim të mundshëm me Robinjon nga Mançester Siti, ndërkohë që edhe Aresnali shte gati të përfitonte nga një skenar i mundshëm.

31-vjeçari, që iu bashkua skuadrës së parë në vitin 1995, i ardhur nga ekipet e të rinjve, ka shprehur gjithmonë dëshirën për ta mbyllur në “Kamp Nou” karrierën e tij, pavarësisht deklaratave të agjentit, që donte të ishte i sigurtë për aktivizimin e rregullt të lojtarit.

Me marrëveshjen e re, Çarles Pujol do të jetë i lidhur me klubin spanjoll deri në fund të sezonit 2013, kur të jetë 35 vjeç. Vetë klubi ka bërë të ditur se firma e re do të hidhet gjatë ditëve të ardhshme. “Çarles do të qëndrojë këtu për shumë vite, sepse ai është njeriu ynë – citohet të ketë thënë Ksavi për të përditshmen spanjolle “El Mundo Deportivo” -. Ai është një shembull për këdo dhe rinovimi i tij është një lajm fantastik”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *