Home / Lajme / Maqedoni / Qëllohet mbi patrullën e policisë kufitare në afërsi të fshatit Bellanovc të Likovës

Qëllohet mbi patrullën e policisë kufitare në afërsi të fshatit Bellanovc të Likovës

Në incident nuk ka të plagosur. Është shkaktuar dëm i vogl material në automjetin e patrulls kufitare. Sulmuesit pas incidentit janë larguar në drejtim të panjohur, njoftoi MPB-ja.

Shkup, 2 tetor – Tani për tani persona të panjohur mbrëmë rreth orës 22 e 35 minuta kanë qëlluar me armë automatike mbi një patrullë etnikisht të përzjerë të policisë kufitare në afërsi të fshatit Bellanovec, të komunës së Likovës, në një largsi prej një e gjysmë kilometrash nga kufiri maqedonaso-kosovar.

Në incident nuk ka të plagosur. Është shkaktuar dëm i vogl material në automjetin e patrulls kufitare. Sulmuesit pas incidentit janë larguar në drejtim të panjohur, njoftoi MPB-ja.

Policia e Kumanovës sot në mëngjes bëri ekspertizën në vendin e ngjarjes të cilën e drejtonte gykatësi hetues i Gjykatës Themelore të Kumanovës dhe zëvendësprokurori publik i Prokurorisë themelore publike. Janë ndërmarrë masa për identifikimin e autorëve dhe për dokumentimin e rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *