Home / Lajme / Maqedoni / Qyteti I Tetovës për tre ditë me radhë duke filluar nga dita e enjte do të jetë nikoqir I festivalit ndërkombëtar të Poezisë Ditët e Naimit

Qyteti I Tetovës për tre ditë me radhë duke filluar nga dita e enjte do të jetë nikoqir I festivalit ndërkombëtar të Poezisë Ditët e Naimit

Në orën 14 në Universitetin e Evropës Juglindore do të mbahet ora letrare “Poetë dhe vargje”, ndërkaq në mbrëmje, poetët mysafirë do të vizitojnë Teqenë Arabati Baba, ku do të ketë lexim letrar. Në ditën e tretë në orën 10.00ë në Këndin amerikan do të mbahet përurimi i librave të Festivalit edhe atë libri i Xhuzepe Napolitano “Ditet e Naimit” dhe Shaip Emërllahu ‘Rags Life’, ku për të do të flasë profesori i letërsisë Bob Davids. Në mesdite poetët do të vizitojnë vendet e ndryshme kulturore – historike në qytet.

Urim Hasipi
Tetove, 13 tetor-Nga dita e enjte deri të shtunën në Tetovë do të mbahet edicioni i XIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Në këtë festival do të marrin pjesë mbi dyzet poetë nga njëzet vende të ndryshme të botës, si SHBA, Kanada, Islandë, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Kroaci, Hungari, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Greqi, Turqi, Izrael, Jordani etj., njoftoi drejtori i FNP “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu.

Në programin e sivjetshëm që fillon të enjten në orën 19.30 para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, përmes fishekzjarreve, vendosjes së kurorave të luleve te shtatorja e Naim Frashërit, hapja e ekspozitës së pikturave “Pelikani”,(piktura të piktorëve nga Ballkani).

Në orën 20.00 në Sallën e Madhe do të çelet sipari i Festivalit. Fjalën e hapjes do ta bëjë drejtori i festivalit Shaip Emërllahu, ndërsa një fjalë përshëndetëse do të mbajë shkrimtari dhe poeti i njohur shqiptar z. Besnik Mustafaj.

Orkestra e Qendrës së Kulturës do të ekzekutojë një pikë të Agim Krajkës, ndërkaq me piano do të luajë pianistja franceze Laure Cambau. Më pas poetët pjesëmarrës do të lexojnë krijimet e tyre. Në këtë mbrëmje do t’i ndahet laureatit Akademik Lionel Ray çmimi i madh “Naim Frashëri” dhe do t’i jepet titulli Anëtar Nderi i Festivalit.

Ditën e dytë në orën 10.00 në Universitetin Shtetëror të Tetovës do të bëhet përurimi i laureatit, ku për veprën e tij do të flasë kryetari i jurisë Agron Tufa.
Në orën 14 në Universitetin e Evropës Juglindore do të mbahet ora letrare “Poetë dhe vargje”, ndërkaq në mbrëmje, poetët mysafirë do të vizitojnë Teqenë Arabati Baba, ku do të ketë lexim letrar.

Në ditën e tretë në orën 10.00ë në Këndin amerikan do të mbahet përurimi i librave të Festivalit edhe atë libri i Xhuzepe Napolitano “Ditet e Naimit” dhe Shaip Emërllahu ‘Rags Life’, ku për të do të flasë profesori i letërsisë Bob Davids.

Në mesdite poetët do të vizitojnë vendet e ndryshme kulturore – historike në qytet. Ndërkaq në mbrëmje në orën 19.00 do të mbahet ora e madhe letrare “Meridiane poetike”, ku përveç leximit letrar do të ndahen edhe çmimet letrare te Festivalit siç janë “Menada”, “Oeneumi” dhe “Qiriu i Naimit”.Ai më tej falënderoi sponsorët e sivjetshëm ‘Eko Plast’, ‘Hit Oil’, Vezë Sharri’’, ‘’Les komerc’’, Palma trade’, ‘Delfin’. Një falënderim shkon edhe për mbështetjen që kanë dhënë komunat e Zhelinës, Gostivarit, Tearcës dhe Bogovinës.

Si çdo vit edhe sivjet Drejtoria ka botuar Antologjinë e Festivalit me titull “Në gojën e lindjes”. Natë e hapjes dhe të mbylljes së Festivali Televizioni Shtetëror i Shkupit do të bëjë transmetimit e drejtpërdrejtë të kësaj ngjarjeje të madhe kulturore për shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *