Home / Sport / Real-Mançini, ndoshta mund të bëhet

Real-Mançini, ndoshta mund të bëhet

Ndeshjet kundër Getafes dhe Milanit janë dy provat në dispozicion të Manuel Pelegrinit në krye të stolit madrilen. Në të kundërt, gati Roberto Mançini.

Spanjollët duhet të ndryshojnë pas rezultateve negative të ndeshjeve të fundit (sidomos pas humbjes historike 4-0 kundër Alkorkon). Prandaj emri i ish-trajnerit të interit, Roberto Mançini, po lakohet gjithnjë e më shumë.

Pelegrini ka në dispozicion dy prova “zjarri” për t’u rikonfirmuar në krye të skuadrës. Një fitore përballë Getafes në kampionat dhe Milanit në Ligën e Kampionëve do të risillnin qetësinë e munguar për trajnerin kilian.

Vetë Mançini ka qenë shumë i paqartë në deklaratat e tij: “Të shohim se ç’do të ndodhë”. Për italianin do të ishte një sfidë e vërtetë drejtimi i një skuadre të mbushur plot me yje dhe dhënia e ideve të përcaktuara mirë për mënyrën e të luajturit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *