Home / Sport / Reali dështon sërish, vetëm 0-0 ndaj Gijonit

Reali dështon sërish, vetëm 0-0 ndaj Gijonit

Reali i Madridit zhgënjeu sërish mbrëmëe ku nuk arriti të shkonte përtej rezultatit të bardhë 0-0 në Gijon ndaj Sportingut.

Pas humbjes 3-2 nga Milani në mesjavë në Ligën e Kampioneve, Reali nuk arrin të shënojë në Gijon duke treguar një formë tepër të dobët. I vetmi lajm i mirë i përkohshëm për Galaktikët është se momentalisht ndajnë vendin e parë me Barcelonën në kuotën e 19 pikëve, megjithëse Barça ka një ndeshje më pak.

Ndërsa ekipi tjetër i kryeqytetit spanjoll, Atletiko e Madridit nuk shkon përtej barazimit 1-1 ndaj Majorkës. Golit të Forlani në minutën e 52 me 11-metërsh i përgjigjet valero në minutat shtesë të ndeshjes. Forlan në pjesën e parë humbi edhe një 11-metërsh.

Edhe ndeshja ndërmjet Sevillas dhe Espanjolit përfundoi me rrjeta të paprekura, kështu që të shtunën asnjë skuadër nuk mundi të marrë fitoren.

Atletiko Madrid – Majorka 1-1
Forlan 52’ (p), Valero 90’

Sporting Gijon – Real Madrid 0-0

Sevilla -Espanyol 0 – 0

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *