Home / Sport / Renova fiton 3:1 Metalurgun

Renova fiton 3:1 Metalurgun

Xhepcishtasit fituan përballjen me Metalurgun në kuadër të ndeshjeve të javës së 10-të,prej të cilave tre u zhvilluan të shtunën. Rabotnicki mposhti Pobedën me rezultat tenisi 6:2, ndërsa Makedonija Gj.P. me tre pikë u kthye nga Strumica ku u ndesh me Horizont Turnovën.

Gjatë ditës së shtunë në terenet futbollistike të Maqedonisë u zhvilluan tre ndeshjet të Ligës së Parë të Maqedonisë. Në Tetovë Renova fitoi 3:1 përballë Metalurgut.Edhe përkundër fitores të vendasëve, fillimi i takimit paralajmëroi befasi. Në minutën e 19-të Kërstev dërgoi topin në rrjetën e vendasëve, për epërsi të Metalurgut. Mirëpo në vazhdim vendasit morën lojën në duart e tyre dhe në minutën e 21 barazuan përmes Ibraimit. Deri në fund të pjesës së parë vendasit arrijnë të bëjnë përmbysje të plotë të rezultatit, me golin e shënuar nga Memedi. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, mirëpo deri te shënimi i golit erdhën vendasit të cilët në minutën e 70-të përmes Todorovskit vendosën rezultatin përfundimtar, Renova – Metalurgu 3:1.

Në Shkup, Rabotniçki me rezultatin e thellë 6 – 2 mundi Pobedën e Prilepit. Në këtë ndeshje një paraqitje të shkëlqyeshme kishte sulmuesi Dushan Saviç që shënoi hat-trik, dy gola shënoi Bozhinovsvki ndërsa një gol shënoi braziliani Vandair. Ndeshja e zhvilluar në Strumicë ndërmjet Horizont Turnovës dhe kampionit në fuqi Makedonia Gjorçe Petrovit, u takoi mysafirëve të cilët shënuan fitore minimale me rezultatin 1-0.

Të dielën në program janë dy takime. Në Manastir mejdanin do të ndajnë Pelisteri dhe Vardari, ndërkohë Sileksi në Kratovë do të mirëpret Teteksin. Ndeshja e fundit e javës së 10-të në program është të hënën, kur në Kumanovë përballë njëri tjetrit do të jenë Milano dhe Slloga Jugomagnati.

E shtunë:

Renova 3 – 1 Metallurgu
19′ 0-1 Krstev
21′ Ibraimi 1-1
33′ Memedi 2-1
70′ Todorovski 3-1

Rabotniçki 6 – 2 Pobeda
24′ Savic 1-0
28′ Bozinovski 2-0
31′ 2-1 Petroviq
38′ Savic 3-1
43′ Wandair 4-1
55′ 4-2 Nestorovski
74′ Savic 5-2
86′ Bozinovski 6-2

Horizont T. 0 – 1 Makedonia Gj.P.
90′ 0-1 Gligorovski

E diel:
Pelisteri – Vardari
Sileksi – Teteksi

E hënë:
Milano – Slloga Jug.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *