Home / Sport / RENOVA MUND SLLOGËN DHE TANI QËNDRON NJË PIKË LARG RABOTNIÇKIT

RENOVA MUND SLLOGËN DHE TANI QËNDRON NJË PIKË LARG RABOTNIÇKIT

Renova mundi Sllogën me rezultat 3:1, duke i’u afruar kreut të tabelës në vetëm një pikë. Milano pëson disfatë të re, tani duke u mundur 4:0 në fushë të vet nga Vardari. Derbi i javës u zhvillua të shtunën, kur Rabotniçki dhe Makedonija barazuan 1:1.

Në kuadër të javës së 8-të në elitën e futbollit vendor janë arritur kryesisht rezultate të pritura. Në gjithsej 5 ndeshje, në katër prej tyre fitues dolën nikoqirët, ndërkohë fitoren e vetme si mysafir e shënoi Vardari përballë Milanos.
Renova në Tetovë mundi Slloga Jugomagnatin me rezultatin 3 – 1. Xhepçishtasit atë çka paralajmëruan para takimit e përmbushën në tërësi, duke marrë tre pikë të rëndësishme në luftën për kreun e tabelës. Pas matjes së forcave në fillim të takimit, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 25-të me golin e Jançevskit. Mysafirët ende nuk kishin marrë veten pas pranimit të golit të parë, kur arriti goli i dytë. Zhvillohej minuta e 30-të e takimit, kur Jançevski dyfishon rezultatin.
Mysafirët në pjesën e dytë ishin më aktiv dhe në minutën e 59-të me anë të Idrizit zbutën epërsinë në 2:1. Ky gol u dha shpresë miqve se ndoshta do t’i shmangen disfatës, por një autogol i Kallabës në minutën e 74 fundosi shpresat e tyre.
Me këtë fitore futbollistët nga Xhepçishti iu afruan në vetëm një pikë kryesuesit aktual, Rabotniçkit.

Vardari deklasoi Milanon 4:0 në Kumanovë.Dy gola pë Vardarin në këtë përballje shënoi tetovari Mensur Idrizi.
Metallurgu pas tetë javëve më në fund shënoi fitoren e parë në sezonin e ri. Të përzgjedhurit e trajnerit Gjore Jovanovski mundën Pobedën nga Prilepi 2-1, ndërsa fitore si vendas shënuan edhe Pelisteri dhe Horizont Turnova. Pelisteri në Manastir me rezultatin 3 – 1 mundi Teteksin, ndërkohë Horizont Turnova me golat e shënuar nga Tenekexhiev dhe Andonov mundi Sileksin 2-0.

E shtunë:
Rabotniçki 1 – 1 Makedonia Gj.P.
E diel:
Renova 3 – 1 Slloga Jugomagnat
Мetallurgu 2 – 1 Pobeda
Milano 0 – 4 Vardari
Pelisteri 3 – 1 Teteksi
Horoizont T. 2 – 0 Sileksi

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *