Home / Sport / Renova shkatëron Sileksin

Renova shkatëron Sileksin

Renova ka shënuar fitoren më të lartë në ndeshjet e javës së 9-të në Ligën e Parë të Maqedonisë, duke e mundur Sileksin si mysafir me rezultat 5:0. Rebotniçki fitoi 2:1 Vardarin në derbin e javës, Slloga humbi në fushë të vet nga Metalurgu, ndërsa Milano u mund nga Pobeda 4:1.

Renova ka deklasuar Sileksin në Kratovë, duke e mundur me rezultatin 5:0. Xhepçishtasit paralajmëruan fitoren që më parë, mirëpo duke shikuar statistikën e përballjeve me Sileksin në Kratovë, ku Renova asnjëherë nuk kishte fituar nuk pritej një epilog i këtillë i takimit.
Silekis këtë sezon tregon paraqitje solide dhe ata në këtë ndeshje hynin për të marrë fitore, mirëpo pas vetëm 10-të minutave lojë panë veten në disavantazh pas golit të Besart Ibraimit. 8-të minuta më vonë i njëjti futbollist ngriti epërsinë në 2:0, ndërsa Ylber Aliu në minutën e 37-të shënoi për 3:0. Deri në fund të pjesës së parë mysafirët arritën të shënojnë edhe një gol përmes Todorovskit në minutën e 44.
Në pjesën e dytë Renova me vetëdije u tërhoq duke lejuar vendasit të luajnë, ndërsa përmes kundërsulmeve kërkonte të rrisë epërsinë. Megjithatë rezultati 4:0 nga pjesa e parë sikur ua preu këmbët futbollistëve vendas të cilët nuk arrinin të gjejnë rrjetën e Renovës. 9-të minuta para përfudimit të takimit Ismail Ismaili shënoi edhe një gol, duke vendosur rezultatin përfundimtar Sileksi 0, Renova 5.

Java e nëntë në Ligën e parë solli dy përballje mes skuadrave shkupjane. Në stadiumin në Çair, Metalurgu si mysafir me rezultat minimal 1:0 mundi Slloga Jugomagnatin me golin e Bazhe Iljoskit në minutën e 86. Në kryendeshjen e javës Rabotniçki mundi Vardarin me rezultat 2:1. Të parët në avantazh ishin “kuq e zinjtë” me golin e Peevit ndërsa fitoren Rabotniçkit ia siguruan Saviq dhe Bozhinovski.
Ndeshja e vetme e cila u mbyll pa gola ishte ajo mes kampionit aktual Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Pelisterit. Teteksi me rezultat minimal 1:0 mundi Horizontin ndërsa Pobeda me rezultat 4:1 fitoi ndaj Milanos.

Rezultatet:

Makedonija Gj.P 0-0 Pelisteri
Pobeda 4-1 Milano
7′ Corlinov 1-0
10′ Nestorovski 2-0
27′ Corlinov 3-0
40′ Mircevski 4-0
61′ 4-1 Sulejmani

Sileksi 0-5 Renova
10′ 0-1 Ibraimi
18′ 0-2 Ibraimi
37′ 0-3 Ali
44′ 0-4 Todorovski
81′ 0-5 Ismaili

Slloga J 0-1 Metalurg
86′ 0-1 Ilijoski
Teteksi 1-0 Horizont T
85′ Levkov 1-0
Vardari 1-2 Rabotniçki
50′ Peev 1-0
72′ 1-1 Savic
89′ 1-2 Bozinovski

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *