Home / Sport / Renova udhëton për në Kratovë

Renova udhëton për në Kratovë

Renova do të jetë mysafire e Sileksit, në kuadër të javës së 9-të. Xhepçishtasit kërkojnë fitore në Kratovë, mirëpo tradita në këtë fushë nuk është aspak në favor të “gjipspunuesëve”. Derbi i javës zhvillohet në Shkup, ku takohen Vardari dhe Rabotniçki. Milano është mysafir i Pobedës, ndërsa Slloga para shikuesëve të vet takohet me Metalurgun.

Pas pauzës për shkak të ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Botëror, i cili në vitin 2010 do të zhvillohet në Afrikën e Jugut, të dielën rrikthen garat në Ligën e Parë të futbollit vendas, me ndedhjet e javës së 9-të.
Renova udhëton për në Kratovë, ku do të përballet me Sileksin. Skuada nga Xhepçishti kërkon pikë për të mbetur në luftë për pozitën e parë në renditje, mirëpo në takimet e zhvilluara në Kratovë asnjëherë nuk ka marrë fitoren. Pikërisht ky është problemi kryesor i “gjipspunuesëve”, pasi tani duhet të gjejnë formulën se si të arrijnë deri te tre pikët në terenin ku asnjëherë nuk kanë triumfuar. Megjithatë të gjithë në taborin e Renovës janë optimistë, ndërsa ekipi është i kopletuar pasi që të gjithë futbollistët janë në kombinim për lojë.

Java e 9-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë sjell derbin e 32-të mes rivalëve të qytetit të Shkupit, Vardarit dhe Rabotniçkit. Ndeshjet ndërmjet këtyre dy skuadrave çdo herë tërheqin vëmendje të madhe, dhe shpresohet se edhe kësaj rradhe do të jetë ashtu, edhe pse Vardari për momentin ka shumë probleme dhe përjeton periudhën më të vështirë në historinë e vet. Në anën tjetër Rabotniçki është lider i tabelës dhe këtë vit kërkon të rikthejë titullin e kampionit. Nga taboret e të dyja skuadrave premtojnë se do të japin maksimumin me qëllim që nga ky takim të dalin me rezultat pozitiv.

Kampionët në fuqi Makedonija Gj.P. në fushë të vet presin Pelisterin, Milano udhëton për në Prilep, me pak shpresa për rezultat pozitiv. Slloga në Çair kërkon tre pikë kundër Metalurgut, ndërsa në Tetovë, Teteksi takohet me Horizont Turnovën.

Dyshet e javës së 9-të:

Sileksi – Renova
Teteksi – Horizont T
Makedonija Gj.P. – Pelisteri
Vardari – Rabotniçki
Pobeda – Milano
Slloga J. – Metalurg

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *