Home / Sport / Rezart Taçi sjell Realin në Tiranë?

Rezart Taçi sjell Realin në Tiranë?

Sipas të përditshmes sportive “Panorama Sport”, “Galaktikët” do të zbresin në “Qemal Stafa”, ku do të zhvillojnë një ndeshje miqësore përballë Gramozit.

“Gramozi do të luajë një ndeshje miqësore kundër Realit të Madridit më 21 dhjetor”, shkruhet në gazetën sportive shqiptare. Më tej thuhet se këtë lajm e ka pohuar vetë presidenti i kompanisë “Taçi Oil”, Rezart Taçi, pas një bisede që pati me presidentin e Realit, Florentino Perez.

“Pata një bisedim prej tri orësh me Perezin pas ndeshjes Real-Milan dhe mund të them se gjithçka shkoi mirë. Biseduam gjatë dhe arritëm një marrëveshje që më 21 dhjetor të luhet një miqësore mes Gramozit dhe Realit të Madridit. Mendoj se kjo është një dhuratë e bukur për të gjithë tifozët shqiptarë në prag të festave të fundvitit”, citohet të ketë thënë Taçi për “Panorama Sport”.

Sipas Taçit, marrëveshja pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme, por kjo është thjesht një procedurë formale. Gjithmonë sipas të përditshmes sportive, ai shtoi se “të dielën erdhi edhe konfirmimi zyrtar me anë të një faksi nga klubi spanjoll dhe se javën e ardhshme do të zhvillojmë një konferencë për shtyp, ku do të zyrtarizojmë marrëveshjen me një nga klubet më të mëdha të planetit”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *