Home / Lajme / Maqedoni / Riker vizitoi monumentet historike në Tetovë

Riker vizitoi monumentet historike në Tetovë

16 tetor-Ambasadori I SHBA-së në Maqedoni Filip Riker sot ka qenë për vizitë në Xhanim e Larme në Tetovë apo siç është e njohur për tetovarët Xhamia e pashës, dhe në galerinë e Arteve pamore I cili vend njihet edhe si hamami I qytetit

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Filip Riker sot në Tetovë ka vizituar objekte kulturore dhe fetare, duke përfshirë “Xhaminë e Larme” dhe Hamamin e qytetit ku është vendosur Galeria e Arteve Pamore.

“Unë kam një shok këtu i cili viziton Maqedoninë për të parën herë dhe ne jemi këtu që ta ndihmojmë këtë trashëgimi kulturore dhe do ishte shumë kënaqësi për neve dhe departamentin amerikan që do të vazhdojmë këtë program dhe në bashkëpunim me Ministrine e Kulturës të Maqedonisë do të bëjmë disa rikonstruime të xhamisë së Larme në Tetove, edhe në Shkup në Hamamin e Daut Pashës si dhe katedrales së Kishës në Ohër”, ka theksuar Riker.

Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës Konservuese, Behuxhin Shehapi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen amerikan për mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *