Home / Sport / Rikthehet Kristiano Ronaldo: Jam gati të luaj

Rikthehet Kristiano Ronaldo: Jam gati të luaj

Sulmuesi i Realit ka deklaruar se është gati të rikthehet në fushë, megjithatë, as mjekët e klubit dhe as trajneri Pelegrini nuk duan të rrezikojnë me portugezin.

Por Ronaldo ka dalë kundër drejtuesve dhe stafit mjekësor të “Galaktikëve”, duke u shprehur se e ndien veten plotësisht të gatshëm të luajë që në ndeshjen e fundjavës kundër Sporting Gijonit. Ylli portugez parashikohej të qëndronte edhe dhjetë ditë të tjera jashtë, por ai këmbëngul se nuk ndien më dhimbje në kyçin e këmbës.

Pas një dëmtimi në ndeshjen ndaj Marsejës në Ligën e Kampionëve, Ronaldo e përkeqësoi gjendjen e tij gjatë ndeshjes me kombëtaren portugeze javën e kaluar dhe u tha që për riaftësimin e tij do të nevojitej një periudhë prej të paktën tre javësh.

“Kyçi nuk më dhëmb më dhe mendoj se jam gati të luaj”, citohet të ketë thënë Kristiano Ronaldo për të përditshmen spanjolle “Marca”. Sipas gazetës, ai donte të luante edhe ndaj Milanit në mesjavë, por u ndalua të bëjë një gjë të tillë nga mjekët e skuadrës. Gjithashtu, ka shumë mundësi që trajneri Manuel Pelegrini të mos rrezikojë duke e futur Ronaldon në lojë që në ndeshjen e kësaj fundjave.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *