Home / Sport / Ringritja e “perandorit” dhe shuarja e “fenomenit”

Ringritja e “perandorit” dhe shuarja e “fenomenit”

Momente të kundërta për dy sulmuesit në kampionatin brazilian: Adriano po shkëlqen gjithnjë e më shumë, ndërkohë që Ronaldo po kalon një formë të dobët.

“Perandori” vazhdon të shënojë, duke e regjistruar emrin në krye të listës së golashënuesve të kampionatit brazilian me 16 gola, së bashku me Diego Tardelin. Format e ndryshme të dy ish-sulmuesve të Interit pasqyrohen edhe në rezultatet e skuadrave ku ata aktivizohen.

Flamengo, ku luan Adriano, shënoi këtë fundjavë fitoren e dhjetë radhazi dhe tashmë futet fuqishëm në luftën për titull, vetëm tre pikë larg kryesuesve të Palmeirasit. Ndërkohë që Korinthiasi, pas humbjes së dytë rresht, i jep lamtumirën pretendimeve për titullin kampion. “Nuk po e bëj siç duhet detyrën time”, ka pranuar “fenomeni”.

Në derbin e Rios kundër Botafogos, “Perendori” shënoi në minutën e 31-të, duke treguar edhe një herë klasin që e karakterizon. Nga ana tjetër, Ronaldo nuk është më një “fenomen”, pasi ka harruar rrugën e rrjetës prëj kohësh, i ndikuar edhe nga një operacion në dorë që e mbajti rreth 40 ditë larg fushave.

“Po vuajmë shumë, pasi nuk arrijmë të fitojmë dhe duhet të luftojmë për të ndryshuar menjëherë këtë situatë. Bëj pjesë në një grup dhe jam po aq përgjegjës sa të gjithë lojtarët e skuadrës”, tha Ronaldo, i cili deri tani ka shënuar 19 gola në 31 ndeshje me Korinthias-in.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *