Home / Sport / Rio Ferdinand jashtë forme, rrezikon vendin e titullarit

Rio Ferdinand jashtë forme, rrezikon vendin e titullarit

Mbrojtësi i Mançesterit dhe i kombëtares angleze mund të mos grumbullohet për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Blekbërnit.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse Ferdinand rrezikon të largohet përfundimisht nga kampionët e Premier Ligës. 30-vjeçari po tregon një formë të dobët edhe në kombëtaren e Fabio Kapelos dhe gjithashtu ishte autori i gabimit fatal që solli golin e Fernando Torresit në ndeshjen e humbur përballë Liverpulit në fundjavë.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që qendërmbrojtësi kalon një formë të dobët në fushën e lojës. Me frikën se Rio nuk do të rikthehet dot në formën e mëparshme, drejtuesit e “Djaajve të kuq” po mendojnë ta shesin lojtarin. Dhe një hap në këtë drejtim mund të hidhet që në ndeshjen kundër Blekbërnit.

Trajneri Aleks Ferguson deklaroi pas ndeshjes përballë Liverpulit se mbrojtësi anglez duhet të gjejë formën optimale, sepse alternativat në repartin e prapavijës nuk janë të shumta. Përkrah Nemanja Vidiç, në ndeshjen e fundjavës mund të reshtohet Xhoni Evans.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *