Home / Sport / Ronaldinjo: Reali kërkon respektin maksimal

Ronaldinjo: Reali kërkon respektin maksimal

Futbollisti brazilian i Milanit, Ronaldinjo thekson se Reali i Madridit kërkon respektin maksimal në përballjen e së mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Ne duhet ta respektojmë Realin pasi është një nga ekipet më të fortë në botë. Na duhet të analizojmë ndeshjen kundër Romës dhe të mundohemi që në ‘Bernabeu’ të mos përsërisim të njëtat gabime”, deklaron Dinjo.

Fituesi i “Topit të Artë 2006” ruan kujtime të bukura nga Madridi në kohën kur luante me Barcelonën.

“’Santiago Bernabeu’ është një stadium ku ruaj vërtet kujtime të bukura, por tani jam në një vend dhe moment tjetër”, përfundon Ronaldinjo.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *