Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmani fletë për situatën në Gostivar

Rufi Osmani fletë për situatën në Gostivar

Unë i kam rekomanduar Byrosë rajonale të komunave të Pollogut që si zgjidhje e përkohshme për tejkalimin e problemit rreth deponisë, ata do të duhet të financojnë realizimin e një projekti të përpiluar nga Perma-inxhinering që kap konstruksionin financiar prej 1 milion euro. Në këtë mënyrë mund të krijohen parakushte minimale që ata të vazhdojnë ta shfrytëzojnë këtë deponi si rajonale. Këtë propozim ua kam bartur para një muaji në takimin e radhës në Byronë rajonale të komunave të Pollogut, por deri më tash nuk kam pasur një përgjigje kthyese nëse ata janë të përgatitur ta financojnë këtë projekt”, theksoi dr. Osmani

Deponia rajonale, incidenti i fundit në gjimnazin e Gostivarit dhe marrëveshjen e arritur ndërmjet Sindikatës dhe ministrit të arsimit ishin tre çështjet në të cilat Kryetari i komunës së Gostivarit dr. Rufi Osmani u fokusua në konferencën për mjetet e informimit.

Sipas kryetarit dr. Osmani, janë zhvilluar kontakte intensive me zv/ministren e ekologjisë Sonja Lepitkova, me ç’rast qëndrimi përfundimtar i përbashkët është që ky problem të zgjidhet me ndërhyrje korrekte të kryeministrit të vendit dhe kështu të gjendet zgjidhje e përkohshme, e pranueshme për të gjitha palët. “Unë i kam rekomanduar Byrosë rajonale të komunave të Pollogut që si zgjidhje e përkohshme për tejkalimin e problemit rreth deponisë, ata do të duhet të financojnë realizimin e një projekti të përpiluar nga Perma-inxhinering që kap konstruksionin financiar prej 1 milion euro. Në këtë mënyrë mund të krijohen parakushte minimale që ata të vazhdojnë ta shfrytëzojnë këtë deponi si rajonale. Këtë propozim ua kam bartur para një muaji në takimin e radhës në Byronë rajonale të komunave të Pollogut, por deri më tash nuk kam pasur një përgjigje kthyese nëse ata janë të përgatitur ta financojnë këtë projekt”, theksoi dr. Osmani. Sipas tij, Komuna e Gostivarit është pjesë e zgjidhjes së problemit por me kusht që problemet e komunave të Pollogut të mos i bartë komuna e Gostivarit dhe ajo të mos shndërrohet në deponi për bërllokun e gjithë rajonit të Pollogut.

Në lidhje me protestat e organizuara nga nxënësit e shkollave të mesme kundër enciklopedisë maqedonase, kryetari Osmani u shpreh se organizatorët e protestave i kishin informuar organet e rendit, mirëpo jo edhe drejtorët e shkollave të mesme dhe komunën e Gostivarit. “Drejtorët e shkollave të mesme u gjetën në pozitë të palakmueshme. Ata kanë mbajtur një qëndrim parimor dhe duke pasur parasysh ekseset dhe problemet që kanë ndodhur paraprakisht ndërmjet nxënësve të ndryshëm, duke mos e ditur se çka ndodh, kanë tentuar që de fakto të tejkalohet situata në mënyrë paqësore dhe demokratike, si dhe të mos humbin nxënësit nga mësimi. Pohimi se drejtori i gjimnazit ka keqpërdorur një nxënës të shkollës së mesme nuk është i saktë, para jush mund të prezantoj deklaratën e nxënësit me të cilën ai tërheq deklaratën paraprake të cilën e ka dhënë në presion të organizatorëve të protestave dhe konstaton të kundërtën”deklaroi kryetari dr. Osmani. Ai nënvizoi se për të si kryetar komune, është e papranueshme që organizatorë të paidentifikuar të protestave të mos informojnë kryetarin e komunës dhe drejtorët e shkollave. “Qëndrimi ynë në lidhje me enciklopedinë maqedonase është i qartë dhe ai është i publikuar në ëeb faqen zyrtare të Komunës. Pas tërheqjes së kësaj enciklopedie nga qarkullimi, qëndrimi ynë parimor është se nuk ka nevojë të vazhdohet me protesta të kësaj natyre, e në veçanti nuk duhet të manipulohen nxënësit e shkollave të mesme gjatë procesit mësimor” tha në vazhdim dr. Osmani.

Sa i takon marrëveshjes së arritur midis sindikatës të arsimit dhe ministrit të arsimit, dr. Osmani tha se thyhet autonomia e pushtetit lokal ndaj shkollave. “Ne kemi bërë përpjekje maksimale që të respektojmë marrëveshjen e arritur ndërmjet Sindikatës dhe ministrit të arsimit edhe pse kjo marrëveshje thyen në parim të drejtat autonome të pushtetit komunal në arsimin fillor dhe të mesëm. Falë vullnetit të mirë të komunës së Gostivarit, brenda kësaj jave do të tejkalojmë rastet, kushtimisht thënë, më problematike në këtë drejtim dhe brenda javës do t’ju japim informatë të saktë se sa nga personat e punësuar në arsim do të kthehen në procesin mësimor”, u shpreh kryetari i komunës së Gostivarit dr. Rufi Osmani. Ai theksoi se është i bindur se me këtë veprim pozitiv të komunës, do të tejkalohet ky problem.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *