Home / Sport / Runi: Botërori? Më mirë pa Ronaldon

Runi: Botërori? Më mirë pa Ronaldon

“Nuk më bëhet vonë nëse Ronaldo nuk do të jetë në Kampionatin Botëror dhe e njëjta gjë vlen edhe për Mesin”.

Megjithëse e ka pasur shok skuadre për një kohë të gjatë te Mançester Junajtid, Uejn Runi nuk i kursen “goditjet” për Kristiano Ronaldon, i cili u transferua në merkaton e verës tek Real Madridi.

“Nuk më bëhet fare vonë nëse Kristiano nuk do të luajë në Kupën e Botës – u shpreh Runi në lidhje me pyetjen nëse “Topi i artë” rezikon të mungojë në Afrikën e Jugut – dhe kjo vlen edhe për Mesin. Ne duhet të përqendrohemi tek vetja, edhe pse, për të qenë të sinqertë, do të ishte vërtet bukur nëse Portugalia nuk do të jetë, sepse në dy edicionet e fundit na ka eliminuar”.

Por, le të lëmë pas të kaluarën dhe të mendojmë për të ardhmen. Pse jo, të hedhim një vështrim edhe te objektivi, titulli i “FIFA World Player 2010”, duke parë që për vitin 2009, ky çmim duket se do të shkojë për Lionel Mesin.

“Ky objektiv është një motivim i rëndësishëm – shpjegoi Runi – pjesëmarrja dhe fitimi i Botërorit mund të bëjë diferencën. Marrim si shembull Kanavaron: në vitin 2006 fitoi titullin e “Lojtarit të vitit” sepse fitoi Kampionatin Botëror, por unë mendoj se kishte lojtarë më të mirë se ai”.

Megjithatë, sipas anglezit, lojtari më i mirë aktualisht vazhdon të mbetet “armiku-mik” Ronaldo. “Kam parë ndeshjet e tij të para në Spanjë dhe pa dyshim që ai është përmirësuar, aq më tepër që ka mësuar edhe të pasojë. Vërtet mendoj që ai është lojtari më i mirë në botë”, përfundoi Uejn Runi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *