Home / Lajme / Maqedoni / Sali Shasivari kryetar i Forumit Rinor Islam

Sali Shasivari kryetar i Forumit Rinor Islam

19-tetor-Kryetari sapozgjedhur i FRI-së, z. Sali Shasivari, kuvendarëve dhe të pranishmëve iu drejtua me fjalim rasti, ku në mes tjerash tha: “Më ra përgjegjësia që të jem kryetar i kësaj organizate mjaft me peshë në vend dhe në arenën ndërkombëtare, gjë kjo e cila është privilegj për mua, mirëpo, mbi të gjitha, ky post për mua është përgjegjësi dhe emanet. Prioritetet tona janë të shumta, prej të cilave do të veçoja rritjen e vizibilitetit të FRI-së, ngritjen vertikale si dhe shtrirjen horizontale”.

Forumi Rinor Islam më 17-18 Tetor të vitit 2009 në Shkup mbajti kuvendin e tretë zgjedhor. Vlen të përmendet se kuvendin e FRI-së këtë vit krahas kuvendarëve, donatorëve dhe mysafirëve të ndryshëm me prezencën dhe fjalimet e tyre nderuan personalitete të njohur si intelektual, deputet dhe kryetar organizatash nga vendi dhe jashtë ku do të veçonim mysafirët nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Turqia, Britania, Irlanda etj. Në këtë kuvend, në fillim nga kryetari z. Rufat Sherifi u raportua për aktivitetet e reaizuara në mandatin e kaluar katërvjeçar dhe të njëjtat u miratuan nga përbërja e vjetër e kuvendit.

Në seancën e dytë të kuvendit zgjedhorë kryetari i kuvendit z. Qamil Rushiti e shpërbëu kuvendin e vjetër dhe pas propozimeve nga degët u formua kuvendi i ri i cili pas miratimit zgjodhi edhe kryetarin e ri të kuvendit, pas votimeve për kryetar të kuvendit në mandatin e ardhshëm katërvjeçar u zgjodh Kenan Idrizi kurse nënkryetarë Bujar Baftijari dhe Berat Ramadani. Vlen të përmendet se pak kohë më parë degët e FRI-së bënë zgjedhjet në kuadër të degëve ku kryetar të degëve u zgjodhën: Shkup – Qenan Ismaili, Tetovë – Fisnik Shabani, Kumanovë – Zenun Ismaili, Gostivar -Irsal Jakupi, Kërçovë – Xhabir Emini dhe Prilep – Ajet Hasani.

Kuvendi i ri me propozim të degëve të lartëpërmendur miratoi edhe kryesinë e re të përbërë nga 15 anëtarë. Kryesia e re e cila menjëherë realizoi mbledhjen e parë ku për kryetar të ri të FRI-së në mandatin e ardhshëm katërvjeçar unanimisht zgjodhi z. Sali Shasivari dhe më pas nga kuvendi u miratua kryesia e re në përbërje: Sali Shasivari – kryetar, Milazim Mustafa – sekretar gjeneral, Kujtim Kasami – nënkryetar, Zulqefli Sinani – nënkryetar, dhe anëtarët Feuzi Musliu, Xhabir Emini, Qenan Ismaili, Fisnik Shabani, Zenun Ismaili, Irsal Jakupi, Ajet Asani, Hasan Baftijari, Mallzim Zendeli, Esma Sherifi dhe Haxhije Ajvazi.Kryetari sapozgjedhur i FRI-së, z. Sali Shasivari, kuvendarëve dhe të pranishmëve iu drejtua me fjalim rasti, ku në mes tjerash tha: “Më ra përgjegjësia që të jem kryetar i kësaj organizate mjaft me peshë në vend dhe në arenën ndërkombëtare, gjë kjo e cila është privilegj për mua, mirëpo, mbi të gjitha, ky post për mua është përgjegjësi dhe emanet. Prioritetet tona janë të shumta, prej të cilave do të veçoja rritjen e vizibilitetit të FRI-së, ngritjen vertikale si dhe shtrirjen horizontale”.

Më pastaj, kryetari i FRI-se theksoi se kjo organizatë, ashtu si deri më tash, do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe partneritet në funksion të shtyerjes përpara të të gjitha proceseve pozitive në shoqëri.Përndryshe, kryetari i ri i FRI-së, z. Sali shasivari, është i lindur në f. Neproshten të Tetovës, ku e kreu shkollen fillore, ndërsa shkollimin e mesem e kreu në medresenë “Isa Beu” në Shkup.

Më pastaj, studimet e tij i vazhdoi në Univeristetin e Damaskut, në Siri, ku kreu fakultetin teologjik, dhe njëkohësisht vazhdoi edhe fakultetin Pedagogjik prane USHT-se, ku eshte para diplomimit. Vlen të ceket se në përbërjen e vjetër të FRI-së z. Sali Shasivari ishte kryetarë i Degës – Tetovë dhe nënkryetar i FRI-së në nivel qendrorë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *