Home / Lajme / Maqedoni / Sanohet defekti në gypin kryesorë të ujit të pijshëm

Sanohet defekti në gypin kryesorë të ujit të pijshëm

19 tetor-Defekti i paraqitur të enjten në gypin kryesor të ujit të pijshëm që ndodhet pranë ish shkollës së mesme të mjekësisë është sanuar.
Sipas drejtorit Hasan Luma, NPK “Tetova” mori të gjitha masat që sa më shpejt të riparohet ky gyp, ngase është kryesori që furnizon qytetin më ujë të pijshëm. Si pasojë e këtij defekti një pjesë e madhe e qytetit mbeti pa furnizim me ujë të pijshëm gjatë ditës së enjte dhe paraditen e ditës së premte.

Urim Hasipi
Ndërmarrja Publike komunale “Tetova” – Tetovë ka sanuar defektin e paraqitur disa ditë më parë në kolektorin e ujërave të zeza të qytetit. Defekti është sanuar gjatë ditës së shtunë dhe të diel.
Sipas drejtorit të NPK “Tetova”, Hasan Luma, ky kanalizim kalon në fushat e fshatrave Trebosh dhe Pallaticë, ndërsa defekti është paraqitur si pasojë e pa përgjegjshmërisë së qytetarëve, të cilët kanë hedhur mbetje të forta betoni në kolektorin e ujërave të zeza.

NPK “Tetova” apelon te qytetarët që të mos hedhin mjete të tilla pa leje përkatëse dhe në vende jo adekuate, në të kundërtën do të sanksionohen me ligj. Luma u ka apeluar qytetarëve të paralajmërojnë me kohë defektet e këtilla me qëllim të intervenimit sa më të shpejtë dhe mënjanimin e pasojave .

Defekti i paraqitur të enjten në gypin kryesor të ujit të pijshëm që ndodhet pranë ish shkollës së mesme të mjekësisë është sanuar.
Sipas drejtorit Hasan Luma, NPK “Tetova” mori të gjitha masat që sa më shpejt të riparohet ky gyp, ngase është kryesori që furnizon qytetin më ujë të pijshëm. Si pasojë e këtij defekti një pjesë e madhe e qytetit mbeti pa furnizim me ujë të pijshëm gjatë ditës së enjte dhe paraditen e ditës së premte.

NPK “Tetova” është në gjendje gatishmërie për intervenim sa më të shpejtë në të gjitha pjesët e territorit të Komunës së Tetovës, ku eventualisht paraqiten defekte të natyrave të ndryshme. Luma ka kërkuar nga qytetarët të lajmërojnë në kohë defektet për riparim sa më të shpejt të tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *