Home / Lajme / Botë / SHBA, pas 50 vjetesh gjen të atin në internet

SHBA, pas 50 vjetesh gjen të atin në internet

Gjate një kërkimi në bibilioteke për të ndërtuar pemën e saj familjare, 62 vjecarja mësoi nëpërmjet të dhënave të databazes amerikane “Social Security Death Index” se emri i babait të saj nuk figuronte. Pasi shkoi në shtëpi, bashkëshorti nguli këmbë se nese emri i tij nuk gjendej në atë arkiv, atëhere ai nuk kishte vdekur. Pas pak kohesh Johnson hyri ne kontakt me të atin nëpërmjet internetit.

Shpresa vdes e fundit”. Nuk bëhet fjalë thjesht për një shprehje që na ndihmon shpesh herë në momente të vështira kur nuk arrijmë të gjejmë zgjidhje për t’u dhënë drejtim problemeve tona.

Kjo fjali vlen më shumë se për këdo tjetër për shtetasen 62 vjecare nga Florida, Marquita Johnson, e cila pas më shumë se 50 vjetësh kërkime ka gjetur babain e saj. Falë internetit ajo ka kontaktuar me të atin, të cilin nuk e kishte parë që në moshën 6 vjeçare. Edhe pse para 25 vjetesh ajo u njoftua nga një polic se babai i saj kishte vdekur, Marquita hoqi dore.

Gjate një kërkimi në bibilioteke për të ndërtuar pemën e saj familjare, 62 vjecarja mësoi nëpërmjet të dhënave të databazes amerikane “Social Security Death Index” se emri i babait të saj nuk figuronte. Pasi shkoi në shtëpi, bashkëshorti nguli këmbë se nese emri i tij nuk gjendej në atë arkiv, atëhere ai nuk kishte vdekur. Pas pak kohesh Johnson hyri ne kontakt me të atin nëpërmjet internetit.

“Pasi e njoha ngriva dhe nuk arrija të bëja asgjë. Nuk arrija ta besoja. Fytyra e tij kishte ngelur e njëjte si ajo që unë kisha në mendje”, shprehet 62 vjeçarja. Babai i saj aktualisht është 90 vjeç, jeton në shtetin e Maryland dhe është ne gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *