Home / Sport / Shefki Kuçi hero i Koblenzit

Shefki Kuçi hero i Koblenzit

Kuçi për dhjetë ndeshje ka shënuar shtatë gola në Ligën e Dytë të Gjermanisë në futboll.

Futbollisti Shefki Kuçi është hero i fitores së Koblenzit që shënoi me rezultat 2:1 si udhëtues kundër Greuther Fürthit, në javën e 10-të të Ligës së Dytë të Gjermanisë në futboll. Kuçi dëshmoi lojë të mrekullueshme, duke qenë protagonistë i trepikëshi të artë për Koblenzin, që tetë javë e këndej nuk ka ditur çka është fitorja. Kjo është fitorja e dytë në këtë rang të garave e Koblenzit, pas fitores që pati arritur 3:2 kundër Arminia Bilefeldit. Edhe atëkohë Kuçi pati shënuar dy golat e tij dhe e pat dërguar skuadrën drejtë fitores së madhe. Shefki Kuçi në minutën e katërt të ndeshjes e solli në epërsi (0:1) skuadrën e tij. Në minutat vijues pikërisht në atë të 26-të, Greuther Fürthi e barazoi rezultatin 1:1 nëpërmjet futbollistit Allagui. Kuçi në skenë sërish, me një veprim të shkëlqyeshëm të tij shënoi golin e dytë dhe të epërsisë 1:2 në minutën e fundit të pjesës së parë. Epërsi që ditën të ruajnë deri në fund të ndeshjes futbollistët e Koblenzit, me të cilën fitore e kanë kthyer edhe vetëbesimin. Në fanellën e Koblenzit 90 minuta u aktivizuan edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Shqipëron Skeraj e Ervin Skela. Te dy këta futbollistë janë ndëshkuar me karton të verdhë. Skela u ndëshkua në minutën e 59-të dhe Skeraj në atë të 85-të. Tre shqiptarët që dëshmuan lojë cilësore së bashku me futbollistë të tjerë dhe u kthyen me tri të plota. Koblenzi më këtë fitore edhe më tutje e mban vendin e 16-të me 9 pikë të fituara dhe me gol-dallim 9:15. Shefki Kuçi nga dhjetë ndeshje të zhvilluara shënoi shtatë gola dhe është më së i merituarit edhe për dy fitoret e deritashme mbase edhe për të gjitha pikët që ka fituar skuadra e tij. Në renditjen e shënuesve të ligës së dytë Kuçi radhitet i pesti me shtatë gola ose katër gola me pak se i pari, Erbers i St. Paulit. Duhet shtuar se në pankinë gjatë kësaj ndeshje qëndruan edhe Almir Murati e Njazi Kuçi, por të cilët nuk janë aktivizuar asnjë minutë në ndeshje. Koblenz luajti më këtë përbërje: Yelldell-Forkel,Mavric,B. Lense,Skeraj -Morack,M. Hartmann-Chr. Müller (Maletic), Skela ,Stieber (Langen) dhe Sh. Kuçi (Ndjeng).

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *