Home / Sport / Sheva: Dështimi tek Çelsi? Faji i Mourinjos

Sheva: Dështimi tek Çelsi? Faji i Mourinjos

Ish-sulmuesi londinez, tani tek Dinamo e Kievit, flet për arsyet që sipas tij bënë që tek Çelsi të mos arrijë dot të përshtatet.

Megjithëse para se të “zbarkonte” në “Stemford Brixh” kishte fituar dy Liga Kampionësh me Milanin, ukrainasi nuk arriti asnjëherë të përshtatet në Londër.

Shevçenko akuzon ish-trajnerin e Çelsit në atë kohë, Hoze Mourinjo, se kishte lojtarë që konsideroheshin të paprekshëm, si Drogba, Lampard dhe Terri.

“Mourinjo ishte një organizator i mirë, që kujdesej për çdo detaj. Por ndoshta duhet të komunikonte pak më tepër me lojtarët”, tha Andri Shevçenko.

Megjithatë, “Topi i artë 2004” pranon se shkaku kryesor që nuk e lejoi të luajë në vazhdimësi ishin dëmtimet, pasi ato bënë që ai të ndiente vështirësi në aspektin fizik.

Në fund, sulmuesi ukrainas ka shtuar: “Tani kam lënë pas krahëve gjithçka dhe kam ardhur te Dinamo e Kievit për të treguar se kam akoma për të dhënë”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *