Home / Lajme / Botë / Shitet kopja e Shtëpisë së Bardhë

Shitet kopja e Shtëpisë së Bardhë

Uashington, 22 tetor
Sikurse origjinali i saj, kjo shtëpi ka mbi 5.000 metra katrorë dhe dhomën ovale, po ashtu edhe dhomën kushtuar Presidentit Lincoln si dhe pishinën dhe kopshtin. Disa fqinj tyre kundërshtojnë kopjimin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa disa të tjerë janë të impresionuar se jetojnë në fqinjësi të saj.

Një amerikan ka ofruar shtëpinë e tij në shitje, që është kopje fenomenale e Shtëpisë së Bardhë – ku jeton Presidenti amerikan.

Fred Milani nga Atlanta, në shtetin amerikan Georgia, që shtatë vjet jeton në këtë version të zvogëluar të Shtëpisë së Bardhë, mirëpo është detyruar që ta shesë atë për shkak të krizës financiare.

Sikurse origjinali i saj, kjo shtëpi ka mbi 5.000 metra katrorë dhe dhomën ovale, po ashtu edhe dhomën kushtuar Presidentit Lincoln si dhe pishinën dhe kopshtin. Disa fqinj tyre kundërshtojnë kopjimin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa disa të tjerë janë të impresionuar se jetojnë në fqinjësi të saj.

Siç transmetojnë mediat lokale, Shtëpia e Bardhë në Atlanta shitet për një çmim prej 10 milionë dollarësh.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *