Home / Sport / Shkarkohet Donadoni, Maxarri pasardhësi i tij

Shkarkohet Donadoni, Maxarri pasardhësi i tij

Valter Maxarri është emëruar trajner i ri i Napolit. Një lajm të tillë e ka konfirmuar vetë klubi napolitan nëpërmjet një kumtese në ueb faqen zyrtare në internet.

Pas një fillimi shumë të dobët të skuadrës nën drejtimin e Roberto Donadonit, drejtuesit e klubit kanë shkarkuar nga detyra ish-përzgjedhësin e Italisë dhe rolin e trajnerit ia kanë besuar ish-trajnerit të Sampdorisë dhe Rexhinës, Valter Maxarri. Klubi napolitan ka falënderuar Donadonin për punën që ai ka bërë gjashtë shtatë muajve të fundit dhe i ka uruar atij çdo të mirë në të ardhmen. Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentis ka shpjeguar shkurtimisht vendimin për shkarkimin e Donadonit, duke thënë se ishte e nevojshme për t’u ndërmarrë një reformë e madhe për ta ndaluar klubin nga ndonjë krizë më e thellë. “Ky vendim ishte i domosdoshëm për t’i dhënë një impuls të ri edicionit dhe një çelës për të ardhmen”, ka thënë De Laurentis. Napoli nuk i ka bërë të ditura detajet e kontratës, por mediat italiane bëjnë të ditur se Mazari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me një pagë vjetore prej 1.5 milionë euro. Napoli ka arkëtuar vetëm 7 pikë në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tash në Serie A.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *