Home / Sport / Shkëndija shënon fitoren e radhës

Shkëndija shënon fitoren e radhës

31 tetor-
Dy gola të shënuar nga Burhan Emërllahu dhe një gol i Izair Eminit, i kanë dhënë tre pikë ekipit tetovar. Shkëndija me këto tre pikë ruan vendin e parë në renditke me 25 pikë, tre më shumë se Bregallnica në pozitën e dytë. Drita fitoi me rezultat minimal 1:0 ndaj Ohrit, ndërsa përballja ndërmjet Vllazërimit dhe Bellasicës nuk ka pritur fundin e saj, pasi që është ndërprerë në momentet kur miqtë avansonin 2:0.

Urim Hasipi
Klubi futbollistik Shkëndija sot në stadiumin e qytetit në Tetovë ka shënuar fitore 3:1 ndaj ekipit të 11 Oktomvrit, në kuadër të xhirosë së dhjetë në Ligën e Dytë futbollistike të Maqedonisë.

Dy gola të shënuar nga Burhall Emërllahu dhe një gol i Izair Eminit, i kanë dhënë tre pikë ekipit tetovar, të cilë renditet në vendin e parë me 25 pikë.

Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e 8-të me golin e bukur të Emërllahut. Epërsia e hershme sikur kënaqi vendasit, të cilët në vazhdim megjithse sulmonin, mirëpo nuk tregonin lojë që do të kënaqte shikuesit. Në kushte të këtilla, pas disa rasteve të humbura, posaçërisht të Eminit dhe Emrullahut, në sekondat e fundit të pjesës së parë miqtë barazuan rezultatin në 1:1.
Pjesa e parë e ndeshjes u përmbyll me rezultat 1-1 ndërsa në pjesën e dytë futbollistët e Shkëndijës shënuan edhe dy gola për të fituar me rezultatin përfundimtar 3-1. Së pari Emini në minutën e 48-të solli epërsi 2:1 për Shkëndijën, ndërsa deri në fund rrjetën e gjeti Emrullahu, për rezultatin përfundimtar Shkëndija 3, 11 Oktomvri 1.

Rezultatet e javës së 10-të:

Shkëndija – 11 Oktomvri 3 : 1
Drita – Ohri 1 : 0
Vllazërimi – Bellasica 0 : 2 e ndërprerë
Skopje – Vllaznimi 2 : 0
Bregallnica – Lokomotiva 1 : 0
Miravci – Novaci 3 : 1
Cementarnica – Napredoku 1 : 2

Renditjen tabelare e udhëheq Shkëndija me 25 pikë, e ndjekur nga Bregallnica që ka tubuar 22pikë. Në pozitën e tretë gjendet Drita me 20-të, ndërsa e katërta pozicionohet Skopje me 18-të pikë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *