Home / Sport / Shkëndija shkon në Kërcovë për tre pikë

Shkëndija shkon në Kërcovë për tre pikë

“Kuq e zinjtë” në kuadër të javës së 9-të do të jenë mysafirë të Napredokut në Kërcovë. Ky duel ndërmjet dy ish-anëtarëve të Ligës së Parë shihet si derbi i javës, në të cilën Shkëndija udhëton në kërkim të tre pikëve të reja. Drita e Bogovinës do të ketë udhëtim të vështirë në Autokomandë të Shkupit ku do të takohet me Skopjen.

Fitorja e vështirë kundër Lokomotivës rriktheu Shkëndijën në rrugën e fitoreve dhe tani ata kërkojnë që në Kërcovë të marrin tre pikë me cka do të nisnin një seri të re të fitoreve. Në këtë tentim “kuq e zinjtë” janë të vetëdijshëm se mund të arrihet vetëm me lojë sulmuese dhe me angazhim maksimal të të gjithve në skuadër. Gjithashtu duhet që në asnjë mënyrë mos të përsëriten mangësitë e paraqitura në udhëtimin e fundit kundër Vllaznimit, por edhe të përballjes në Tetovë me Lokomotivën. Stafi teknik në krye me Qatip Osmanin nuk kanë probleme të mëdha në formacion dhe pritet të llogarisin në 11-shen më të mirë.

Drita shkon në Shkup në përballjen me Skopjen. Bogovinasit treguan formë të mirë kundër Bellasicës dhe kërkojnë vazhdimësi në Autokomandë, mirëpo vendasit janë të motivuar pas fitores befasuses javën e shkuar në Shtip.
Vllaznimi i Strugës pret Bregallnicën dhe në rast fitorje do të shkurtonte diferencën në pikë me skuadrën nga Shtipi.
Vllazërimi i Kërcovës pas fitores së parë në kampionat, sot në Novaci do të synojë të mbetet e pamposhtur.

Dyshet e javës së 9-të:
Napredoku-Shkëndija
Skopje-Drita
Vllaznimi-Bregallnica
Novaci-Vllazërimi
Lokomotiva-Cementarnica
11 Oktomvri-Miravci
Bellasica-Ohri

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *