Home / Sport / Shkëndija synon fitore kundër Lokomotivës, për të shlyer disfatën nga Vllaznimi

Shkëndija synon fitore kundër Lokomotivës, për të shlyer disfatën nga Vllaznimi

Disfata e papritur nga Vllaznimi i Strugës, nuk ka prishur aspak planet e Shkëndijës të cilët sot në stadiumin e qytetit në Tetovë përballen me Lokomotivën. Në ekip janë kthyer Emrullahu dhe Elmazovski të cilët kundër Vllazinimit munguan për shkak të lëndimeve, ndërsa në pikëpyetje është aktivizimi i Sali-t.

Të shtunën zhvillohen ndeshjet e javës së 8-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll.
Shkëndija e Tetovës në xhiron paraprake pësoi disfatën e parë në kampionat, kur u mund në Strugë nga Vllaznimi dhe tani kërkon që me fitore përballë Lokomotivës të rikthehet në rrugën e sukseseve. “Kuq e zinjtë” janë të motivuar maksimalisht dhe as që mendojnë pë rezultat tjetër përveç fitores. Optimizmin e rrit edhe fakti që në skuadër do të jenë edhe kapiteni Emrullahu dhe Elmazovski, ndërsa futbollisti i vetëm që është në dyshim, është Ersen Sali i cili ende ndjen dhimbje. Lokomotiva nuk është ndonjë skuadër që munë ti bëjë ballë Shkëndijës, por gjithsesi se duhet vendasit të kenë kujdes, pasi që në sezonin e kaluar takimi në Tetovë ndërmjet këtyre dy skuadrave u mbyll baraz 1:1, ndërsa në Shkup Lokomotiva mundi Shkëndijën 3:2, duke i dhënë goditje serioze në tenitmin për inkuadrim në Ligën e Parë. Në qendër të vëmendjes në këtë përballje pritet të jetë Cvetkoviq, i cili erdhi në Shkëndijë pikërisht nga rradhët e kundërshtarit të sotëm.

Në ndeshjet tjera Drita në Bogovinë takohet me Bellasicën, Bregallnica para fansave të vet takohet me Skopjen. Vllazërimi i Kërçovës kërkon fitoren e parë në kampionat, kur para fansave të vet ndeshet me 11 Oktomvrin, ndërsa Vllaznimi i Strugës është mysafir i Cementarnicës.

Dyshet e javës së 8-të:

Shkëndija – Lokomotiva
Drita – Bellasica
Ohri – Novaci
Vllazërimi – 11 Oktomvri
Miravci – Napredoku
Cementarnica – Vllaznimi
Bregallnica – Skopje

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *