Home / Sport / Shkëndija udhëton në Strugë për fitore

Shkëndija udhëton në Strugë për fitore

Në kuadër të javës së 7-të, në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll, lideri i renditjes tabelare Shkëndija do të udhëtojë për në Strugë, ku do të përballet me Vllaznimin. “Kuq e zinjtë” në 6-të javët e para kanë efekt maksimal, ndërsa synojnë të vazhdojnë me serinë e suksesshme. Drita e Bogovinës do të ketë përballje të vështirë në Shtip,ku do të takohet me Bregallnicën.

Shkëndija në kuadër të javës së 7-të do të jetë mysafir i Vllaznimit të Strugës. Tetovarët kërkojnë fitoren e rradhës, përballë skuadrës së tretë në renditje. Vllaznimi edhe pse skuadër e re në Ligën e Dytë, është duke treguar ecuri të sigurtë duke qëndruar në kreun e renditjes tabelare. Struganët udhëhiqen nga ish-trajneri i Shkëndijës Nexhat Husein, i cili me disa futbollistë të rrinjë por cilësorë, ka arritur të komponojë një ekip që bartet pa problem me skuadrat e Ligës së Dytë. Ata sigurisht tani dëshirojnë që kundër skuadrës më të mirë në Ligë, Shkëndijës, të tregojnë kualitetin e tyre.
Megjithatë “kuq e zinjëve” nuk u interesojnë planet e struganëve, pasi që këta kanë ambice të vazhdojnë vetëm me fitore, për të ruajtur diferencën në kreun e tabelës, duke shpresuar në sukses të Dritës në Shtip kundër Bregallnciës.
Bogovinasit pa ndonjë ngarkesë do të udhëtojnë për në ballafaqimin me Bregallnicën dhe ndoshta këtu mund të qëndrojë epërsia e tyre.
Në Kërçovë do të zhvillohet derbi i qyetetit, kur Napredoku në stadiumin e qytetit pret Vëllazërimin.

Dyshet e javës së 7-të:

Bregallnica – Drita
Skopje – Cementarnica
Vllaznimi – Shkëndija
Lokomotiva – Miravci
Napredok – Vllazërimi
11 Oktomvri – Ohrid
Novaci – Bellasica

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *