Home / Sport / Shqipëria ‘kafshatë e lehtë’ për Suedinë

Shqipëria ‘kafshatë e lehtë’ për Suedinë

Kombëtarja e Suedisë ndonëse nuk ka arritur të marrë vizën për në Botërorin 2010, ka shijuar fitore bindëse ndaj kombëtares shqiptare, me rezultat 4:1, duke ia bërë me dije kuqezinjve se megjithatë mbetet skuadër superiore ndaj tyre….

Në këtë mënyrë kuqezinjtë e mbyllën me humbje fushatën eliminatore, të cilën në fillim të gjithë e kishim pritur me entuziazëm të madh, me shpresë se do të mund të ishim befasia e grupit. Mirëpo edhe këtë herë u zhgënjyem dhe kuqezinjtë tanë konfirmuan se ende janë larg të qenit një skuadër e aftë për të prerë biletën për një aktivitet të madh të futbollit ndërkombëtar. Në ndeshjen me Suedinë u përsëriten gabimet amatoreske të mbrojtjes shqiptare. Suedia kaloi në epërsi që në minutën e 6-të, me golin e Ollof Mellbergut. I njëjti futbollist tundi rrjetën e Samir Ujkanit edhe në minutën e 42-të, kurse dy minuta para tij rrugën e golit e gjeti edhe Markus Berg, pas gabimeve amatore të mbrojtjes shqiptare. Në pjesën e dytë kuqezinjtë u treguan paksa më të mirë dhe në minutën e 56-të Hamdi Salihi ngushtëoi epërsinë, por katër minuta para mbylljes së takimit Anders Svenson riktheu epërsinë e tre golave, për ta vulosur rezultatin e kësaj ndeshjeje 4:1.

Në 10 takimet e luajtura Shqipëria arriti të grumbullojë gjithsej 7 pikë, me 1 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje.

Në krye të grupit u rendit përfaqësuesja e Danimarkës me 21 pikë, duke u kualifikuar direkt për në botëror, ndërkohë që Portugalia e vendit të dytë duhet të luajë në ndeshjet e play-off.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *