Home / Lajme / Maqedoni / Shtëpitë Botuese nga Shqipëria ndalohen në kufi

Shtëpitë Botuese nga Shqipëria ndalohen në kufi

.”Bëhet fjalë për një cinizëm mental që nuk është si pasojë e momentit por është pasojë e tërë situatës së krijuar me ragimet e fuqishme të autoriteteve të Shqipërisë me botimin e enciklopedisë sharlatante të Maqedonisë dhe kjo është një hakmarrje”, thotë Kondo.Ai më tej shtoi se kjo që po ndodh me librin shqip I cili ndalohet nga Maqedonia është dominimi I etnitetit maqedon ndaj atij shqiptarë

Urim Hasipi
Tetovë, 7 tetor-Librat e shtëpive botuese nga Shqipëria, që duhej të jenë pjesëmarrëse në Panairi e Librit Shqip në Tetovë, nga pasdita e së martës janë bllokuar në kufirin e Maqedoni në vendkalimin “Qafë Thënë” nga autoritetet kufitare të Maqedonisë.Lajmi është konfirmuar nga drejtori I panairit Afet Beadini I cili tha se edhe përkundër përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm për shtëpitë botuese ata janë ndaluar nga ana e autoriteteve kufitare të Maqedonisë.

”Po është e saktë se nga ora tre e ditës së martë, shtëpitë botuese nga Shqipëria janë ndaluar në kufi dhe mbahen të bllokuar pa ndonjë arsye të veçantë.Ne si organizatorë bashkë me kryetarin shoqatës së botuesve shqiptarë Ramadan Ramadani kemi njoftuar autoritet përkatëse dhe jemi në pritje që shteti I Maqedonisë të lëshojë botuesit shqiptarë që t`I bashkangjiten panairit të librit.Kjo që po ndodh nuk është ndonjë risi sa I përket situatës aktuale në vend dhe nuk shkon në të mirë të ngritjes së nivelit kulturor”, thotë Beadini.Ndërkohë që duarthatë pa librat e tij, në Tetovë ka arritur Arben Kondo, nga shtëpia botuese Çamëria.Ai konfirmon se mbrëmë rreth orës 11.00 në kufi janë ndaluar botuesit shqiptarë nga autoritetet e Maqedonisë.

”Bëhet fjalë për një cinizëm mental që nuk është si pasojë e momentit por është pasojë e tërë situatës së krijuar me ragimet e fuqishme të autoriteteve të Shqipërisë me botimin e enciklopedisë sharlatante të Maqedonisë dhe kjo është një hakmarrje”, thotë Kondo.
Ai më tej shtoi se kjo që po ndodh me librin shqip I cili ndalohet nga Maqedonia është dominimi I etnitetit maqedon ndaj atij shqiptarë.

”Frenimi I shtëpive botuese nga Shqipëria është edhe përcaktim I vetë shtetit të Maqonisë apo mentalitetit sllav, sepse shqiptarët që moti kanë treguar përcaktimet e tyre pro evropiane dhe pro perendimore ndërsa këtë qëndrim nuk e kanë marrë ende sllavët dhe e tërë kjo është në kundërshtim me përcaktimet integruese”, tha Kondo.

Ndërkohë që kryetari I shoqatës së botuesve shqiptarë në Maqedoni Ramadan Ramdani, është shprehur se drejtoria e doganave është vonuar me marrjen e listave të shtëpive botuese, ndërs gjatë ditës ka filluar procedura e listave të librave dhe kemi shpresa se gjashtë shtëpitë botuese nga Shqipëria që u ndaluan në kufi të lirohen dhe të arrijnë në kohë në hapjen e panairit.Ndryshe, një ndalesë e këtillë është bërë në vitin 1992 për shtëpitë botuese nga Shqipëria dhe në vitin 2002 fill pas mbarimit të konfliktit të armatosur në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *