Home / Lajme / Botë / Sipas autopsisë Jackson u vra nga qetësuesi

Sipas autopsisë Jackson u vra nga qetësuesi

Jackson u vra nga qetësuesi i fortë që mjeku i tij personal i gjeti për të mposhtur pagjumësinë”, thuhet ne raportin e autopsisë. Shenjat e vëna re në trup nuk tregonin se ai vuante nga një semundje e vecante, pasi ato ishin pasojat e operacioneve plastike.

Publikimi mbi autopsinë e Michael Jackson ashtu siç pritej ka dhënë rezultate që mund të venë me shpatulla pas murit mjekun personal.

50 vjecari Jackson kishte një trup të shëndetshëm dhe nuk ka vdekur për shkak të ndonjë problemi shëndetësor. Sipas “Associated Press” ai nuk mund të konsiderohej i dobët pasi peshonte 62 kg me një gjatesi 1.75 metra.

“Jackson u vra nga qetësuesi i fortë që mjeku i tij personal i gjeti për të mposhtur pagjumësinë”, thuhet ne raportin e autopsisë. Shenjat e vëna re në trup nuk tregonin se ai vuante nga një semundje e vecante, pasi ato ishin pasojat e operacioneve plastike.

Eshtë e vertete se mushkëritë e ish mbretit të pop-it nuk ishin në gjendje të mire, por maksimumi i dëmit që mund të shkaktonte ky organ ishin dhimbjet. Sipas raportit, Jacko kishte një numër të madh shenjash në lëkurë pas veshëve.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *