Home / Sport / Siti gati për blerje të mëdha, objektivi Pyjol dhe Abidal

Siti gati për blerje të mëdha, objektivi Pyjol dhe Abidal

Mediat britanike raportojnë se klubi i Mançester Sitit po përgatitet për tre blerje të mëdha në merkaton e janarit.

“Daily Mail” bën të ditur se tekniku Mark Hjuxh i ka parashtruar drejtuesve të klubit një kërkesë për 2 mbrojtës, një të majtë dhe një të djathtë, dhe për një mesfushor tjetër.

Dy nga emrat më të lakuar janë ata të futbollistëve të Barcelonës, Karles Pyjol dhe Erik Abidal. Të dy janë përkatësisht nga 31 dhe 30 vjeç, tregues i aftësisë së tyre për të përballuar ritmin dhe furinë e Premier Ligës.

Mançester Siti në merkaton e verës shpenzoi plot 12 milionë sterlina, dhe objektivat e tyre janë të qartë për të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.

Presidenti Khaldoon Al Mubarak ka premtuar se trajnerit do t’i jepet çdo gjë që duhet për të siguruar kualifikimin në evenimentin me të madh evropian të klubeve. Lidhur me emrat e mundshëm për t’u afruar, mediat britanike tregohen të matura këtë radhë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *