Home / Sport / Skela “driblon” Mynih 1860, vendos të shkojë te TuS Koblenci

Skela “driblon” Mynih 1860, vendos të shkojë te TuS Koblenci

Ervin Skela vendos t’i bashkohet “kolonise” shqiptare qe luan ne radhet e TuS Koblencit, ne Bundesligen II gjermane.

Mesfushori i Kombetares shqiptare “dribloi” ne momentin e fundit Mynih 1860. Gjate fundjaves se kaluar, ai kishte leshuar nje mesazh te qarte per drejtuesit e klubit nga Mynihu: “Tani duhet te zgjedh shpejt. Javet e fundit kane qene mjaft te veshtira, nuk duroj dot me duke ndjekur ndeshjet e kampionatit gjerman vetem nepermjet televizorit”.

Deklarata dukej e sinqerte, por keto fjale nuk jane pritur mire nga drejtuesit dhe stafi teknik i “luaneve”. Edhe pse e mahniti trajnerin Evald Linen me paraqitjen ne miqesoren ndaj Grojther Furthit, Skela zgjodhi nje skuader me pak te njohur, siç eshte Koblenci.

“Vendimi i lojtarit per te zgjedhur nje rivalen tone ne Ligen 2 nuk erdhi sepse ne ‘fjetem’. Aspak! Ne donim ta ndiqnim Skelen ne kushtet e nje ndeshjeje te vertete, por ai nuk preferoi te priste deri sa te formulonim oferten”, tha tekniku, i cili nuk e fshehu faktin qe ky vendim ishte i papritur.

“Me duket paksa e çuditshme qe Skela i ka premtuar Koblencit se do te luaje atje. Ky klub kishte tre muaj kohe qe te firmoste me lojtarin, madje ai ka zhvilluar disa jave stervitje me ta. Papritmas, kur Mynih 1860 u interesua, ai vendosi nje afat kohor prej vetem tri oresh. Ka diçka qe nuk shkon”.

Pavaresisht dyshimeve te Linen, Skela zgjodhi te luante per nje skuader qe e kerkonte me force, por kishte veshtiresi financiare per te plotesuar pretendimet e shqiptarit.

Mbi te gjitha te TuS Koblenci ai rigjen trajnerin Uve Rapolder, me te cilin ka luajtur ne sezonin 2004-2005 tek Arminia, si edhe nje koloni te vertete shqiptare. Ne fakt, ne kete skuader militojne vellezerit Shefki dhe Njazi Kuqi, Renaldo Rama, Shqipran Skeraj dhe Aljmir Murati. Vetem pak kohe me pare, kapiteni Shefki Kuqi i kishte bere thirrje klubit te blinte Skelen, sepse ai eshte lojtari qe i mungonte ekipit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *