Home / Sport / Suedia, për ta mbyllur me nder ndaj Shqipërisë

Suedia, për ta mbyllur me nder ndaj Shqipërisë

Pas humbjes me Danimarkën të shtunën, suedezet e kanë pothuajse të pamundur kualifikimin për në Afrikën e Jugut.

Humbja 1-0 që e të shtunës në Kopenhagen ndaj Danimarkës duket se i ka shuar ëndërrat e suedezve për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Dje trajneri i kombëtares suedeze, Lars Lagerbak, si dhe sulmuesi veteran, Henrik Larson, kanë dalë në konferencë për shtyp, ku u janë përgjigjur interesimit të mediave vendasve në lidhje me takimin e radhës që Suedia do të luajë të mërkurën me Shqipërinë, humbjen e së shtunës me Danimarkën dhe të ardhmen e stolit të kombëtares.

Pavarësisht se shpresat janë të pakta, kapiteni 38-vjeçar, Henrik Larson, beson deri në fund se Suedia mund të kualifikohet për në botërorin afrikan.

“Pavarëisisht se humbëm me Danimarkën, në takimin e radhës me Shqipërinë do të futemi në fushë vetëm për fitore. Ne duhet të besojmë deri në çastin e fundit se Suedia mund të kualifikohet në Botëror, pavarësisht se duket shumë e vështirë për t’u realizuar. Imagjinoni sikur të ndodhë diçka në Poartugali dhe ne të mos fitojmë ndaj Shqipërisë. Po të ndodhte kjo atëherë nuk do t’ia falnim vetes, prandaj të mërkurën duhet të fitojmë patjetër”, është shprehur Henrik Larson.

Njëkohësisht, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Mançester Junajtit ka deklaruar se pas mbarimit të kampionatit me Helsinborgun do të tëhiqet përfundimisht nga futbolli.

Ndërkohë, trajneri Lars Lagerbak ka deklaruar se ka ardhur momenti që ai të “hapë krahun”, gjë të cilën e kishte planifikuar më parë, pavarësisht se kur do të vinte momenti, para apo pas përfundimit të Kupës së Botës.

“Dua t’u jap fund spekullimeve… unë dhe ndihmësi im Rolan Anderson do të largohemi nga drejtimi, gjë e cila diktohet nga rezultatet e arritura. Një ditë duhet të ndalesh. Ndryshimi i trajnerit tani është gjëja më e drejtë që i duhet Suedisë. Megjithatë kemi edhe një ndeshje për të zhvilluar, kështu që të mërkurën ekipi duhet të mendojë vetëm fitoren. Kjo është e rëndësishme për momentin, pasi me një fitore me Shqipërinë i përfundojmë eliminatoret në një mënyrë të mirë”, u shpreh dje për mediat vendase trajneri i kombëtares suedeze, Lars Lagerbak.

Lagerbak e drejton Suedinë që nga viti 2000, por në eliminatoret e Botërorit suedezët nuk arritën të shënojnë ndaj ekipeve të forta si Danimarka dhe Portugalia, fakt i cili e ka vënë trajnerin nën kritika.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *