Home / Sport / Sulmi i ëndrrave të Barcelonës rrezikon Botërorin 2010

Sulmi i ëndrrave të Barcelonës rrezikon Botërorin 2010

Treshja magjike e sulmit të Barcelonës rrezikojnë vërtet të humbasin trenin e Botërorit Afrikë e Jugut 2010.

Ibrahimoviç, Henri, Mesi: në më pak se 12 orë sulmi stratosferik i Barcelonës mund të jetë spektator i Botërorit. Le t’i hedhim një sy situatës me radhë:

Suedia e Ibrahimoviçit ka 15 pikë, tre më pak se Danimarka që e pret sonte në shtëpi. Një humbje, pse jo dhe një barazim do të ishte fatale.
Franca ka 15 pikë duhet të mundë Ishujt Faroe (e lehtë në letër) dhe duhet të shpresojë një hap të gabuar të Serbisë që kryeson grupin me 19 pikë.

Argjentina nga ana e saj ndodhet në vendin e pestë me 22 pikë dhe ka përpara dy ndeshje deçizive: me Perunë dhe Uruguajin. Katër ekipet e para kualifikohen direkt, nëse rendite e pesta e grupit e pret një ndeshje plajofi me Zelandën e Re.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *