Home / Sport / Suzuka, Vettel fiton garen, Brown titullin per konstruktore

Suzuka, Vettel fiton garen, Brown titullin per konstruktore

Sebastian Vettel ka mbyllur me sukses nje jave qe ka folur vetem per te ne pisten e Suzukas ne Japoni, duke fituar garen e trete ne kete sezon dhe te katerten ne gjithe karrieren e tij.

Gjermani i Red Bull nuk e ka vene asnjehere ne diskutim fitoren e gares nipotike pasi ka kryesuar ne cdo xhiro, duke treguar se makina e tij kishte nje marsh me shume se te gjithe kundershtaret. Vendi i dyte i takon italianit Jarno Trulli me Toyota, i cili ne pit stop-in e dyte ka arritur te dale para britanikut Lewis Hamilton.

Vendi i katert per ferraristin Kimi Raikkonen, i cili ka lene pas Nico Rosberg, Nick Heidfeld, Rubens Barrichello dhe kryesuesin e boterorit Jenson Button.

Pas kesaj gare renditja per pilote kryesohet nga Button me 85 pike, i ndjekur nga Barrichello me 71 dhe Vettel me 69. Lufta per kampionatin e konstruktoreve eshte mbyllur me 3 piket e marra sot nga skuderia britanike, e cila ka zyrtarizuar titullin kampion per kete sezon.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *