Home / Lajme / Maqedoni / Tetova përcolli poetët botërorë

Tetova përcolli poetët botërorë

19 tetor -Në natën finale u mbajt edhe ora letrare “Meridiane poetike” dhe u ndanë edhe çmimet e festivalit, ku “Qiriu i Naimit” i takoi poetit Hristo Petrevski nga Maqedonia, “Oeneumi” i takoi Besnik Mustafaj, ndërsa çmimin “Menada” Jean Luc Veathier nga Belgjika. Juria ka shpallur edhe dy poetë për anëtarë nderi, Besnik Mustafaj nga Shqipëria dhe Robert Davis nga SHBA

Urim HASIPI
Tetovë Të shtunën mbrëma në Tetovë është përmbyllur edicioni i 13-të i festivalit ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit”.

Pas qëndrimit tre ditor në këtë qytet, poetët kanë përmbyllur edhe këtë edicion i cili në vete ka ngërthyer shumë aktivitete. Gjatë paraditës së shtunë në Këndin amerikan në Tetovë u promovuan librat nga Xhuzepe Napolitano “Ditet e Naimit”, që është një ditar përshkrimi dhe libri i Shaip Emërllahut “Life’s Rags”, libër i përkthyer nga shqipja në anglisht, si dhe antologjia e poetëve pjesëmarrës në festival.

Në natën finale u mbajt edhe ora letrare “Meridiane poetike” dhe u ndanë edhe çmimet e festivalit, ku “Qiriu i Naimit” i takoi poetit Hristo Petrevski nga Maqedonia, “Oeneumi” i takoi Besnik Mustafaj, ndërsa çmimin “Menada” Jean Luc Veathier nga Belgjika. Juria ka shpallur edhe dy poetë për anëtarë nderi, Besnik Mustafaj nga Shqipëria dhe Robert Davis nga SHBA.

Me këtë rast drejtori i festivalit Shaip Emërllahu tha se të gjithë ata që kanë përcjellë rrugëtimin e këtij festivali, kanë parë këmbëngulësinë të pandërprerë që Tetova të kthehet në një qendër të lirikës botërore.

“Jo vetëm se aksidentet historike, traditat e këtushme të shkrimit poetik dhe dashuria për këtë lloj arti e fuqizon këtë gjykim, por edhe shikimi para flet për vlerat gjithnjë e më të domosdoshme të kësaj forme komunikimi.

Që ky rrumbullakim të ketë bekimin e diellit, udhët pasuruam me tërë këtë eveniment si edhe me artet tjera, atë pamor dhe muzikor, por të karakterit botëror. Poezia është feja jonë intelektuale, mënyra jonë e të jetuarit, tha laureati i sivjetmë Linoel Rej.

Në kërkim të pasurimit të kësaj jetese iu dhanë profile tjera, ku njëra prej tyre është Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit, ku nevoja për të dalë nga vetja dhe të shkojmë te njëri-tjetri, vëllait të huaj është shumë e madhe”, tha Emërllah

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *