Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Rihet një student nga Dibra

Tetovë:Rihet një student nga Dibra

15, tetor-Sipas zëdhënësit të policisë së Tetovës Marjan Josifovski, 19 vjeçari, student me inicialet D.S nga qyteti I Tetovës, dje rreth orës 17.00 fizikisht ka qenë I sulmuar nga persona të panjohur përderisa ka qenë duke lëvizur në bulevardin e Ilindenit, në Tetovë, nga Universiteti I Evropës Juglindore në Tetovë drejt qendrës së qytetit, saktësisht ka qenë duke lëvizur drejt banesës ku jeton ai”, tha Josifovski.

Urim Hasipi
Një student në Universitetin Shtetëror të Tetovës nga qyteti I Dibrës, është rahur të mërkurën pasdite në qytetin e Tetovës dhe nga lëndimet ka përfunduar në spitalin klinik klinik të Tetovë ku ende është nën përkujdesje të mjekëve.

Sipas zëdhënësit të policisë së Tetovës Marjan Josifovski, 19 vjeçari, student me inicialet D.S nga qyteti I Tetovës, dje rreth orës 17.00 fizikisht ka qenë I sulmuar nga persona të panjohur përderisa ka qenë duke lëvizur në bulevardin e Ilindenit, në Tetovë, nga Universiteti I Evropës Juglindore në Tetovë drejt qendrës së qytetit, saktësisht ka qenë duke lëvizur drejt banesës ku jeton ai”, tha Josifovski.

Në afërsi të banesës ai është goditur me një send të fortë në kokë me çrast ka rënë në tokë ndërsa sulmuesit kanë vazhduar ta sulmojnë në trup, bëri të ditur Josifovski.

Më pas kur sulmuesit e panjohur janë vërejtur nga kalimtarët janë larguar në drejtim të panjohur.

Me lëndimet në kokë studenti nga Dibra është dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku edhe mbahet për kurim të mëtejshëm.

Zëdhënsi policor I Tetovës tha se pas bisedës së bërë me atë nga ana e policisë, studenti është shprehur se nuk ka njohuri për motivet dhe identitetin e sulmuesve.

SPB-ja e Tetovës I ka ndërmarrë të gjitha masat për zbulimin e këtij rasti, që është I dyti brenda vitit, ku janë të involvuar student në rahje.I pari ka ndodhur gjatë muajit Prill kur poashtu në rahje kanë qenë të involvuar persona nga qyteti I Dibrës, njoftoi Policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *