Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Çështja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën është meritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Thaçi:Çështja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën është meritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ndërsa sa I përket raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi vlerësoi në këtë raport nuk ka datë të precizuar dhe se është vetëm edhe një dhënie kohe dhe hapësire qeverisë.

“Mendoj se nuk do ketë dicka, raporti do jetë që ti jep një hapësire të shkurtë, një kohë të shkurtë qeverisë që të mbushet me mend një muaj apo një muaj e gjysmë edhe ti bëjë të gjitha , problemet me shqiptarët të zgjidhen, çështja e kompromisit me Greqinë dhe pastaj ka shansë të hapet rruga”, tha ai.

Urim Hasipi
Tetove, 12 tetor-Kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi deklaroi të hënën në Tetovë se çështja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën është meritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se kjo nuk ka të bëjë me politikën qeveritare. Sipas kreut të PDSH-së ditëve në vijim do vendosen marrëdhëniet me Kosovën.

”Roftë Amerika se ajo I shtyn t`i vendosin raportet diplomatike dhe shpesh herë ua bën me dije atyre që mendojnë se mundë të bëjnë lidhje të mira me Korenë e Veriut Rusinë edhe Kinën , këtu është Amerika. Raportet diplomatike me Kosovën nesër ose pasnesër do të vendosen si rezultat I politikës Amerikane”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar I PDSH-së.

Ndërkohë që , zëvendëskryeministri I Maqedonisë Abdylaqim Ademi në vigjilje të panairit të librit shqip në Tetovë tha se kjo shumë shpejt do të ndodhë dhe pritet që mardhënie diplomatike të vendosen jo më shumë se brenda një muaj.

Ndërsa sa I përket raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi vlerësoi në këtë raport nuk ka datë të precizuar dhe se është vetëm edhe një dhënie kohe dhe hapësire qeverisë.

“Mendoj se nuk do ketë dicka, raporti do jetë që ti jep një hapësire të shkurtë, një kohë të shkurtë qeverisë që të mbushet me mend një muaj apo një muaj e gjysmë edhe ti bëjë të gjitha , problemet me shqiptarët të zgjidhen, çështja e kompromisit me Greqinë dhe pastaj ka shansë të hapet rruga”, tha ai.

Thaçi këto komente I bëri në takimin e sotëm të rregullt të kuvendit qendoro ku në kuvendin e partisë u kyçën edhe tri anëtarë të ri, Ruzhi Matoshi, Bekim Fazliu, dhe Muzafer Shabani si dhe propozimi I disa anëtarëve të ri për në kryesinë qëndrore.

Thaçi para kuvendit qendror ka kërkuar që të inicohet padi penale ndaj redkatorit të enciklopedisë Blazhe Ristevski I cili sipas Thaçit ka duhet të jep përgjegjësi para organeve të drejtësisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *