Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Dëshiroj të fitojë Ramushi

Thaçi:Dëshiroj të fitojë Ramushi

Politika e Qeverisë së Maqedonisë është një politikë absurde, ka mosmarrëveshje me të gjithë fqinjët, mendoj se është shumë gabim për shkak se vendosja e raporteve normale ndërshtetërore ku hyjnë edhe marrëdhëniet diplomatike është pozitive për vet Maqedoninë, ajo ka probleme me identitetin me njohjen e kështu me radhë. Në anën tjetër një pjesë të politikës jo aq të drejtë dhe aktive e ka edhe Qeveria e Kosovës, e cila në momente të caktimeve preferonte linja private, simpati private, takime private, të cilat lënë shteg për keqinterpretim të interesave grupore”, është shprehur Thaçi

Urim Hasipi
Prishtinë, 6 tetor-Komunikimet e tilla ndër partiake mes shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Kosovës mund të zbusin edhe mosmarrëveshjet e niveleve shtetërore që ekzistojnë, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, gjatë një takimi me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj.Thaçi, ka shprehur dëshirën e tij që në zgjedhjet lokale të nëntorit të fitojë Aleanca dhe Ramush Haradinaj.

“Kam ardhur për një urim që zgjedhjet të shkojnë me sukses në Kosovë dhe pa fsheh dëshirën që të fitojë Aleanca dhe Ramush Haradinaj, është krejtësisht normale, por edhe moderne normalisht. Ne jemi aleat, kemi edhe aleatë të tjerë, komunikimi i tillë mendoj se është bamirës për Kosovë, për Maqedoninë për gjithë rajonin, qoftë edhe mosmarrëveshje të niveleve shtetërore që ekzistojnë me këto komunikime mund të zbuten dhe mund të gjithë së bashku të shkojmë përpara”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq lideri i PDSH-së ka potencuar se politika e Qeverisë së Maqedonisë është një politikë absurde, kur më së shumti ka nevojë në rregullimin e raporteve me fqinjët, për shkak të identitetit të saj, duke kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës për një politikë jo aktive.

“Politika e Qeverisë së Maqedonisë është një politikë absurde, ka mosmarrëveshje me të gjithë fqinjët, mendoj se është shumë gabim për shkak se vendosja e raporteve normale ndërshtetërore ku hyjnë edhe marrëdhëniet diplomatike është pozitive për vet Maqedoninë, ajo ka probleme me identitetin me njohjen e kështu me radhë. Në anën tjetër një pjesë të politikës jo aq të drejtë dhe aktive e ka edhe Qeveria e Kosovës, e cila në momente të caktimeve preferonte linja private, simpati private, takime private, të cilat lënë shteg për keqinterpretim të interesave grupore”, është shprehur Thaçi.Kurse, sa i përket enciklopedisë, Thaçi beson se një libër i tillë mund të luftohet vetëm me një botim të një libri nga ana e intelektualëve shqiptarë.

“Nuk është vërtetë se tërhiqet enciklopedia, nuk do tërhiqet, një libër që botohet kurrë nuk mund të zhbihet, kemi rastin e diktaturave të mëdha. Libri luftohet vetëm me libër, besoj se shumë shpejt intelektualët shkencëtarët shqiptarë nga Maqedonia dhe nga trojet tjera do ta përbëjnë librin e vërtetë të historisë shqiptare”, ka thënë Thaçi.

Me këtë rast, Hardinaj tha se gjatë këtij takimi, i cili u mbajt sot në Prishtinë, janë diskutuar tema aktuale, por edhe për ato që priten të ndodhin gjatë ditës së sotme, duke përmendur edhe takimin që do të ketë me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. “Jemi në marrëveshje bashkëpunimi në mes dy partive një kohë të gjatë dhe jemi po ashtu në një lidhje të vazhdueshme për tema aktuale, por edhe për ato që priten me ndodh. Sot për koincidencë e kemi në Prishtinë edhe kryeministrin Berisha, të cilin do ta takoj pas pak kohe dhe kësisoj do të muajmë bisedat, opinionet, temat me i trajtuar ndër veti”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *