Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Komisioni Evropian informata të gabuara për shqiptarët

Thaçi:Komisioni Evropian informata të gabuara për shqiptarët

19 tetor-Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se Maqedonia nuk e ka merituar Raportin pozitiv të Komisionit Evropian. Kreu i kësaj partie Menduh Thaçi vlerëson se në Raport janë fyer shqiptarët dhe se nuk janë marrë parasysh padrejtësitë që iu janë bërë atyre gjatë punës së Qeverisë ‘Gruevski’.
“KE në raportin e fuindit perdor terminologji jokushtetuese per shqiptaret, duke i cilësuar ata si minoritet, akund nuk përmenden në Raportin evropjan si shqiptarë. Më së paku të përmendet 20 për qind as ajo nuk përmendet. Edhe përkundër të gjitha këtyre ngecjeve KE, i rekomandon Këshillit të ministrave që të ftojë Maqedoninë që të nis negociatat me UE per anëtarësim. PDSH e përshëndet këtë ftes pa marrë parasysh me këto raste padrejtësistë që iu bëhen shteteve tjera që nuk kanë probleme të këtilla qofshin të vogla si Maqedonia apo më të mdhaja”, vlerëson Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se Maqedonia nuk e ka merituar Raportin pozitiv të Komisionit Evropian. Kreu i kësaj partie Menduh Thaçi vlerëson se në Raport janë fyer shqiptarët dhe se nuk janë marrë parasysh padrejtësitë që iu janë bërë atyre gjatë punës së Qeverisë ‘Gruevski’.

Duke marrë parasysh këto padrejtësi, këtë tendencë të ngushtimit të të drejtave të shqiptarëve, PDSH fton Komisionin Evropian të dërgojë një delegacion ekspertësh për verifikimin e fakteve, veçmas rreth implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.Me këtë do të përmbushej obligimi që BE e ka marrë me nënshkrimin e saj në këtë marrëveshje”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas mbledhjes së kryesisë së partisë në Tetovë. Sipas tij, vlerësimi i gabueshëm i KE-së lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit është i padrejtë dhe iritues dhe nuk korrespondon me realitetin.

Në dokumentin e analizës së PDSH-së, i cili do t`i drejtohet zyrës së BE-së dhe institucioneve tjera ndërkombëtare janë shpalosur disa pika me vërejtje të argumentuara rreth ligjit për gjuhën shqipe, ligjit për amnisti, për mosnxjerrjen para drejtësisë të funksionarëve aktual të BDI-së që ishin aktorë të incidenteve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, për vendimin antikushtetues të Ministrisë së Arsimit për ndërhyrjen antiligjore në USHT, diskriminimin e shqiptarëve në sferën e ndarjes së buxhetit, diskriminimi në kulturë dhe përdorimin e terminologjisë jokushtetuese kundër shqiptarëve në raportin e KE-së, të cilët trajtohen si minoritet.

Lidhur me vendimin që do të paraprijë nga Këshilli i BE-së për dhënien e datës dhe rrjedhën e negociatave për emrin, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se pa zgjidhje të kontestit të emrit deri më 7 apo 8 dhjetor, Maqedonia do të rikthehet shumë prap

“KE në raportin e fuindit perdor terminologji jokushtetuese per shqiptaret, duke i cilësuar ata si minoritet, akund nuk përmenden në Raportin evropjan si shqiptarë. Më së paku të përmendet 20 për qind as ajo nuk përmendet. Edhe përkundër të gjitha këtyre ngecjeve KE, i rekomandon Këshillit të ministrave që të ftojë Maqedoninë që të nis negociatat me UE per anëtarësim. PDSH e përshëndet këtë ftes pa marrë parasysh me këto raste padrejtësistë që iu bëhen shteteve tjera që nuk kanë probleme të këtilla qofshin të vogla si Maqedonia apo më të mdhaja”, vlerëson Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se përshëndesin raportin pozitiv, mirëpo sipas tij ka vërejtje të mëdha sepse partia e tyre nuk mund të heshtë përballë padrejtësive dhe informimi të gabueshëm për gjendjen e shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *