Home / Lajme / Maqedoni / Thika dhe qelp për të qëruar hesapet

Thika dhe qelp për të qëruar hesapet

25 tetor-
Pas zënkës, ata kanë shkëmbyer goditje me grushta mes tyre, derisa në një moment I.B ka therrë me thikë 23 vjeçarin J.A, duke i shkaktuar lëndim të rëndë në veshin e majtë.

Në fshatin Balindoll të Gostivarit ka ndodhur të shtunën në mbrëmje rrahje e dhunshme, me përdorim të thikave, e cila ka shpërthyer pas një zënke ende të panjohur.
Rrahja e fshatarëve ka ndodhur midis të rinjëve J.A (23) dhe L.A (22) në njërën anë dhe në anën tjetër I.B (38).

Pas zënkës, ata kanë shkëmbyer goditje me grushta mes tyre, derisa në një moment I.B ka therrë me thikë 23 vjeçarin J.A, duke i shkaktuar lëndim të rëndë në veshin e majtë.

Nga ana tjetër, L.A ka përdorur një copë qelqi duke i shkaktuar lëndim në kokë I.B. Të dyja palët e lënduara janë dërguar për shërim në Qendrën Klinike në Shkup. Policia e Gostivarit ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po heton motivet e këtij incidenti të dhunshëm.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *