Home / Sport / Thuram në Kosovë

Thuram në Kosovë

Legjenda e futbollit francez, Lilian Thuram, javën e ardhshme do të vijë në vizitë dy ditore në Kosovë. Arsyeja e vizitës së ish-futbollistit të Juventusit dhe Barcelonës, është diskutimi rreth luftës kundër racizmit dhe tejkalimin e armiqësisë dhe diskriminimit mes komuniteteve etnike.

Këshilli i Evropës, do të organizojë dy ngjarje në Kosovë, me pjesëmarrjen e legjendës së futbollist francez, Lilian Thuram, Presidenti i Fondacionit “Edukimi kundër Racizmit” dhe organizatës “Sporti pa kufij”.
Ish-futbollisti i gjigantit italian – Juventus, dhe atij spanjoll – Barcelona, më 20 dhe 21 tetor do të qëndrojë në Prishtinë dhe Mitrovicë. Arsyeja e vizitës së Thuramit është diskutimi rreth luftës kundër racizmit dhe tejkalimin e armiqësisë dhe diskriminimit ndërmjet komuniteteve etnike.
Ardhjen e Thuramit në Kosovës e kanë konfirmuar mediat franceze, të cilat shkruajnë se këto dy ngjarje do të reflektojnë në shpresën për tejkalimin e armiqësisë dhe diskriminimit ndërmjet komuniteteve etnike.
Sipas medieve franceze, Thuram, të martën me 20 tetor në Prishtinë do të takohet me një grup të “ambasadorëve të rinj” për tolerancë, të cilët verën e kaluar kanë marr pjesë në një kamp ndëretnik, i organizuar nga “NGO Aureola” (një iniciativë qytetare civile, e cila ka marrë përkrahje nga Këshilli i Evropës).
Ndërsa të mërkurën, francezi do të shkojë në Mitrovicë, ku së bashku me” Sportin pa Kufij”, do të zhvillojë një diskutim me lider të rinj vullnetarë kundër racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimit, ku nëpërmjet futbollit do të bashkohen të rinjtë kosovarë nga komunitete të ndryshme.
Kjo ngjarje do të jetë pjesë e projektit Sport4Youth, i përkrahur nga Këshilli i Evropës.

Kush është Lilian Thuram?

Lilian Thuram karrierën a ka filluar në fitin 1991 te skuadra e Monacos. Te ky klub ka qëndruar deri në vitin 1996 kur është transferuar te Parma, me të cilin ekip ka rreth 160 paraqitje në Serie A.
Në vitin 2001, Thuram u transferuar te gjiganti italian Juventus. Te “Zonja e Vjetër” nga Torino, francezi ka zhvilluar rreth 150 ndeshje, derisa arriti të fitojë 4 herë titullin e kampionit në Serie A.
Ndërsa në vitin 2006, Thuram kaloi te Barcelona, ku qëndroi vetëm dy sezone. Në vitin 2008, ai arriti marrëveshje me PSG-në, mirëpo kalimi i tij te klubi parisien dështoi, për shkak të një problemi kardiak. Pas kësaj legjenda e futbollit francez, vendosi të pensionohet nga futbolli.
Nga viti 1991 deri në vitin 2008, Thuram ishte reprezentuesi i rregullt i Kombëtares së Francës. Me Trekolorët, Thuram arriti të fitojë Kampionatin Botëror në vitin 1998, derisa dy vjet më vonë edhe atë evropian.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *