Home / Lajme / Maqedoni / Tjetërsohet prona e Ndërmarrjes Publike “Polet”

Tjetërsohet prona e Ndërmarrjes Publike “Polet”

27 tetor-
Ekzekutimi i vendimit të gjyqit për shitjen e pronës së kësaj ndërmarrjeje, bie ndesh me kërkesën e sindikatës dhe punëtorëve të ndërmarrjes “Polet”, që në asnjë mënyrë të mos tjetërsohet kjo pronë. Ky vendim është në kundërshtim edhe me angazhimin e komisionit të formuar nga ana e komunës dhe i miratuar nga ana e themeluesit Këshillit të komunës për rimëkëmbjen e kësaj ndërmarrjeje publike, që ishte një kërkesë e gjithë punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.
Refuzimi permanent i punëtorëve për të mos u tjetërsuar prona e “Poletit” dëshmohet edhe nëpërmjet konkluzioneve të mbledhjes së sindikatës dhe punëtorëve të “Poletit” të mbajtur më 8 maj 2009, nëpërmjet të cilave kërkohet ristartimi i punës së kësaj ndërmarrjeje dhe angazhimi i njerëzve profesionist, avokatëve që nëpërmjet padisë të ndërpresin tjetërsimin e paligjshëm të pronës së “Poletit”.

Me vendim të Gjykatës themelore të Tetovës, prona e Ndërmarrjes Publike “Polet” e komunës së Tetovës, nga dita e sotme është në fazën e ekzekutimit. Ekzekutuesi, Vanço Markovski, procedimin ekzekutiv të gjyqit tashmë e ka publikuar në një gazetë të përditshme.
Ekzekutimi i vendimit të gjyqit për shitjen e pronës së ndërmarrjes “Polet”, themelues i së cilës është Këshilli i komunë së Tetovës, bart në vete një sërë parregullsish, të cilat dëshmohen nëpërmjet fakteve të shumta.
Ekzekutimi i vendimit të gjyqit për shitjen e pronës së kësaj ndërmarrjeje, bie ndesh me kërkesën e sindikatës dhe punëtorëve të ndërmarrjes “Polet”, që në asnjë mënyrë të mos tjetërsohet kjo pronë. Ky vendim është në kundërshtim edhe me angazhimin e komisionit të formuar nga ana e komunës dhe i miratuar nga ana e themeluesit Këshillit të komunës për rimëkëmbjen e kësaj ndërmarrjeje publike, që ishte një kërkesë e gjithë punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.
Refuzimi permanent i punëtorëve për të mos u tjetërsuar prona e “Poletit” dëshmohet edhe nëpërmjet konkluzioneve të mbledhjes së sindikatës dhe punëtorëve të “Poletit” të mbajtur më 8 maj 2009, nëpërmjet të cilave kërkohet ristartimi i punës së kësaj ndërmarrjeje dhe angazhimi i njerëzve profesionist, avokatëve që nëpërmjet padisë të ndërpresin tjetërsimin e paligjshëm të pronës së “Poletit”.

Një konkluzion tjetër i punëtorëve në këtë mbledhje ka qenë edhe caktimi i administratorit të ri për këtë ndërmarrje. Edhe pse i emëruar nga këshilli i komunës së Tetovës, administrator i ri, Zoran Blazhevski, me vonesë dhe krejt me qëllim të drejtën e nënshkrimit nga regjistri qendror e ka marrë me 22 tetor. Ky është një argument plus që tregon për manipulimin në tjetërsimin e pronës.

Në vijë të këtij tjetërsimi të pronës, udhëheqësi kadastrës së Tetovës, pa përfaqësues të themeluesit, komunës së Tetovës, u ka dhënë listë pronësie, duke bërë shkelje të ligjit dhe shpërdorim të detyrës.

Me qëllim që të mbrohet interesi i punëtorëve të Ndërmarrjes Publike “Polet” dhe për të ndërprerë tjetërsimin e pronës, që është kërkesë e sindikatës dhe e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike, kryetari i komunës së Tetovës do të kërkojë masë të përkohshme nga gjykata themelore e Tetovës, për të ndriçuar rastin dhe për ta pezulluar ekzekutimin nga ana e ekzekutuesit, beri te ditur sherbimi per informim i Komunes se Tetoves

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *