Home / Sport / Turqia në shtëpi

Turqia në shtëpi

Gjermania, Danimarka, Serbia e Italia, u janë bashkuar Anglisë, Holandës e Spanjës, pasi të shtunën e kanë siguruar edhe matematikisht kualifikimin për në Botërorin, Afrika e Jugut 2010. Turqia mbeti në shtëpi, ndërsa në ndeshjet e fundit kualifikuese do të vendoset se kush do t’u bashkohet turqve, Portugalia apo Suedia.

Pas Anglisë, Holandës e Spanjës, edhe Gjermania, Danimarka, Serbia e Italia, e kanë siguruar edhe matematikisht kualifikimin për në Botërorin Afrika e Jugut 2010, një xhiro pa përfunduar ndeshjet kualifikuese.

Gjermanët u kthyen me sukses të plotë nga udhëtimi i tyre në Rusi. Sulmuesi i Bayern Munchen, Miroslav Klose, ia siguroi fitoren minimale 1:0 gjermanëve, të cilët e përfunduan Grupin 4 në pozitën e parë. Rusët do të luajnë në ndeshjet e barazhit.

Danezët do të fluturojnë për në Afrikën e Jugut falë fitores ndaj Suedisë. Me golin e shënuar në minutën e 79-të, Poulsen ia siguroi një vend për në Botëror danezëve. Tash, Zlatan Ibrahimoviç dhe shokët e tij kanë mbetur në mëshirën e fatit, pasi që Portugalia i ka kaluar në tabelë.

Portugezët e mposhtën Hungarinë dhe në ndeshjen e fundit kanë punë me Maltën. Në rast se fitojnë, Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarët do ta kenë mundësinë që të luajnë në ndeshjet e barazhit.

Në Grupin 7, Serbia dhe Franca ia dhanë nga një pesëshe Rumanisë dhe Ishujve Faro. Serbët e siguruan kualifikimin, ndërsa Transalpinët do të luajnë në ndeshjet e barazhit.

Hap të rëndësishëm bëri edhe Zvicra e Valon Behramit e Blerim Xhemajlit, e cila e mposhti Luksemburgun falë dygolëshit të mbrojtësit Senderos. Mirëpo, katërgolëshi i Gekas kundër Letonisë, e mbajti gjallë shpresën e Greqisë për të përfunduar e para në Grupin 2. sidoqoftë, zviceranëve iu nevojitet vetëm një pikë në ndeshjen e fundit, për ta siguruar kualifikimin edhe matematikisht.

Në Grupin 5, Spanja, tashmë e kualifikuar, e radhiti fitoren e nëntë rresht në Armeni, derisa Bosnja, falë fitores në Estoni me golat e Dzeko e Ibisevic, e siguroi një vend në play-off. Turqia humbi nga Belgjika dhe mbeti në shtëpi.

Anglia e Fabio Capellos, e pamotivuar, e pësoi humbjen e parë nga Ukrainas e Shevchenkos, e cila momentalisht u ngrit në pozitën e dytë (para Kroacisë), e cila ia siguron një vend në ndeshjet e barazhit.

Alberto Gilardino shënoi gol në minutën e 90-të për Italinë në barazimin 2:2 kundër Irlandës, për t’ia siguruar kampionëve aktualë të botës kualifikimin direkt në Botëror. Kurse, irlandezët duhet të kënaqen me vendin e dytë, përkatësisht në ndeshjet e barazhit.

MT: Në Afrikë edhe Bregu i Fildishtë

Bregu i Fildishtë është kualifikuar për herë të dytë në histori të vet në Botërorin e futbollit. Pas edicionit 2006, ekipi afrikan do të marrë pjesë edhe në Botërorin Afrika e Jugut 2010, pas barazimit si mysafir me rezultat 1:1 kundër Malawi.

Kjo pikë ishte vendimtare për këtë ekip, pasi prin në Grupin E të kualifikimeve të kontinentit të zi. Nuk duhet harruar se golin e barazimit të Bregut të Fildishtë e shënoi sulmuesi i Chelseas, kapiteni Didier Drogba.

Kështu, Bregu i Fildishtë, i cili i kishte fituar katër ndeshjet paraprake të grupit, i bashkohet ekipeve të kualifikuara, Anglia, Holanda, Gjermania, Danimarka, Serbia, Italia, Paraguai, Spanja, Afrika e Jugut, Australia, Brazili, Kili, SHBA, Meksika, Korea e Veriut, Koreja e Jugut, Gana e Japonia.

Kualifikimet e Botërorit 2010 – Zona e Evropës

Grupi 1

Rezultatet
Danimarka-Suedia 1:0
Portugalia-Hungaria 3:0

Tabela Pikët

1. Danimarka 21*
2. Portugalia 16
3. Suedia 15
4. Hungaria 13
5. Shqipëria 7
6. Malta 1

Grupi 2

Rezultatet
Luksemburgu-Zvicra 0:3
Greqia-Letonia 5:2
Izraeli-Moldavia 3:1

Tabela
1. Zvicra 20
2. Greqia 17
3. Izraeli 15
4. Letonia 14
5. Luksemburg5
6. Moldavia 3

Grupi 3

Rezultatet
Rep. Çeke-Polonia 2:0
Sllovakia-Sllovenia 0:2

Tabela
1. Sllovakia 19
2. Sllovenia 17
3. Rep. Çeke 15
4. Irlanda e V. 14
5. Polonia 11
6. San Marino 0

Grupi 4

Rezultatet
Finlanda-Uellsi 2:1
Rusia-Gjermania 0:1
Lihten.-Azerbajxhani 0:2

Tabela
1. Gjermania 25*
2. Rusia 21
3. Finlanda 17
4. Uellsi 9
5. Azerbajxh. 4
6. Lihtenshta. 2

Grupi 5

Rezultati
Armenia-Spanja 1:2
Estonia-Bosnja 0:2
Belgjika-Turqia 2:0

Tabela
1. Spanja 27*
2. Bosnja 19
3. Turqia 12
4. Belgjika 10
5. Estonia 5
6. Armenia 4

Grupi 6

Rezultatet
Bjellorusia-Kazakistani 4:0
Ukraina-Anglia 1:0

Tabela
1. Anglia 24*
2. Ukraina 18
3. Kroacia 17
4. Bjellorusia 13
5. Kazakistani 6
6. Andorra 0

Grupi 7

Rezultatet
Austria-Lituania 2:1
Serbia-Rumania 5:0
Franca-Ishujt Faro 5:0

Tabela
1. Serbia 22*
2. Franca 18
3. Austria 14
4. Lituania 9
5. Rumania 9
6. Ishujt Faro 4

Grupi 8
Qipro-Bullgaria 4:1
Mali i Zi-Gjeorgia 2:1
Irlanda-Italia 2:2

Tabela
1. Italia 21*
2. Irlanda 17
3. Bullgaria 11
4. Qipro 9
5. Mali i Zi 8
6. Gjeorgjia 3

Grupi 9

Tabela
1. Holanda 24*
2. Skocia 10
3. Norvegjia 10
4. Maqedonia 7
5. Islanda 5
Me yll janë shënuar ekipet që e kanë siguruar kualifikimin

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *